dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Intensifikimi i bashkëpunimit të EShR dhe Prokurorisë Publike

13.11.2023

Me datë 10.11.2023, u mbajt punëtoria me temë: ,,Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Prokurorisë Publike të RMV-së, me theks të veçantë të njoftimit të prokurorisë publike me metodologjinë dhe qasjen e punës së ESHR-së në përgatitjen dhe përmbajtjen e raporteve përfundimtare të revizionit’’.

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski në fjalimin hyrëse shprehu kënaqësi nga komunikimi dhe bashkëpunimi i intensifikuar mes ESHR-së dhe Prokurorisë Publike të RMV-së veçanërisht pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim duke theksuar se pret të thellohet edhe më tej në periudhën e ardhshme posaçërisht duke pasur parasysh se të dyja institucionet kanë rol kyç në sistemin e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit.

Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Lubomir Joveski në fjalën e tij hyrëse, vlerësoi bashkëpunimin me ESHR-në si të shkëlqyer dhe theksoi se Institucioni Suprem i Revizionit në vendin tonë me raportet e tij e imponon veten si një institucion mjaft profesional, i pavarur dhe objektiv i cili përpiqet të zbulojë dhe me kohë ti rrëfej të gjitha dobësitë në menaxhimin me financat publike. 

Drejtoresha e Fondacionit Vestminster për Demokraci në vend, znj. Donna Kosturanova, shprehu kënaqësinë për intensifikimin e aktiviteteve ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar se si në periudhën e kaluar ashtu edhe në të ardhmen, Fondacioni do të vazhdojë të mbështesë punën dhe aktivitetet e Entit Shtetëror të Revizionit si institucion me një shkallë të lartë profesionalizmi dhe integriteti.

Në punëtori morën pjesë prokurorë publikë nga prokuroritë në mbarë vendin dhe revizorë të autorizuar shtetëror nga Enti Shtetëror i Revizionit, Prokurori Publik i RMV-së z. Lubomir Joveski dhe sekretari i përgjithshëm i ESHR-së z. Aleksandar Popovski prezantuan draft-udhëzimet e detyrueshme të përgatitura për veprimet e dy institucioneve që do të kontribuojnë në komunikim dhe bashkëpunim më efektiv ndërmjet ESHR-së dhe PPRM-së.

Gjithashtu, z. Gavril Bubevski, Prokuror themelor publik i PTHP Shkup prezantoi për mënyrën e veprimit të prokurorisë themelore publike ndaj raporteve përfundimtare të revizionit, ndërsa Ndihmëset e Kryerevizorit shtetëror, znj. Sonja Kambovska dhe znj. Rosica Shaleviq Hristovska prezantuan për gjendjet e konstatuara më të shpeshta në raportet e revizionit dhe për Strukturën e raporteve të revizionit.

Aktivitetet e theksuara paraqesin vetëm një pjesë nga aktivitetet të cilat vijojnë mes dy institucioneve në drejtim të parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit dhe sigurimit të përdorimit të ligjshëm të mjeteve të tatim paguesve.