dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Thellimi i bashkëpunimit me organizatat civile

10.11.2023

Përfshirja e organizatave civile në procesin e revizionit mundëson rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe ndikimit në përmirësimin e menaxhimit me fondet publike dhe shërbimet drejt qytetarëve.

Këtë sot e theksuan të pranishmit në punëtorinë e organizuar nga Enti Shtetëror i Revizionit me organizatat civile me temën ,,Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe organizatat civile’’, e mbështetur nga Fondacioni Vestminster për Demokraci (WFD).

Fokusi i kësaj punëtorie ishte prezantimi i rezultateve nga puna e Entit Shtetëror të Revizionit, kanalet dhe mjetet e vendosura të komunikimit me institucionet kompetente, publikun e përgjithshëm, mediat dhe organizatat civile, procesi i kryerjes së revizionit, si dhe përgatitja e Programit Vjetor për punën e ESHR-së. 

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski theksoi se dialogu efektiv dhe bashkëpunimi me të gjitha grupet e interesit është i një rëndësie të madhe, por me një referencë të veçantë organizatave të shoqërisë civile, si sektor i tretë në shoqërinë tonë, i cili luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në krijimin e politikave sociale për vendosjen e vlerave demokratike dhe përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve, por gjithashtu luan një rol të rëndësishëm edhe në procesin e zbatimit të revizionit me qëllim rritjen e përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies gjatë menaxhimit dhe përdorimit të fondeve publike.

Kryerevizori shtetëror ritheksoi se qëllimi i tij dhe i Entit Shtetëror të Revizionit, është që organizatat civile të përfshihen, jo vetëm në fazën e përgatitjes së Programit Vjetor për punën e ESHR-së me propozimin e temave dhe fushave të revizionit, por përfshirja e tyre edhe në fazat e tjera të procesit të revizionit do të jetë me rëndësi të madhe, si deri  më tani në disa raste Fondacioni Vestminster për Demokraci ka ofruar asistencë ekspertësh në zbatimin e revizionit të suksesit që kërkojnë kuadër profesional për analizë të gjendjeve, a në drejtim të arritjes së qëllimit të përbashkët - shfrytëzimit dhe menaxhimit të përgjegjshëm me fondet publike dhe në të mirë të qytetarëve.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e organizatave civile e përshëndetën nismën e tillë të Entit Shtetëror të Revizionit për përfshirjen e propozimeve të tyre për temat e revizionit të suksesit në Programin Vjetor të ESHR-së. Ata shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit jo vetëm në përzgjedhjen e temave të revizionit, por edhe në faza të tjera të procesit, me theks të veçantë në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve.

Organizatat civile duhet të jenë zëri aktiv në punën e revizionit për të rritur integritetin, transparencën, llogaridhënien si dhe për të përmirësuar menaxhimin dhe shërbimet ndaj qytetarëve.