dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune me Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë

27.10.2023

Sot, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendës Kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi me bashkëpunëtorët realizuan takim pune me Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Ami Larson Jain.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, duke shprehur falënderim për mbështetjen e deritanishme nga Ambasada e Mbretërisë së Suedisë në vend dhe veçanërisht për tatim paguesit e Suedisë, prezantoi rezultatet nga puna e Entit Shtetëror të Revizionit si Institucion Suprem i Revizionit në vend i cili në vazhdimësi nëpërmjet plotësimit të kompetencave ligjore kontribuon me vlerën e tij të shtuar në realizimin e mjedisit më efikas të kontrollit

Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në vend, duke përshëndetur rezultatet e punës së ESHR-së dhe aktivitetet e suksesshme të deritanishme në kuadër të aktiviteteve të projektit ndërmjet ESHR-së dhe Trupit të Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe fuqizimin e Grave - UN Women në fushën e barazisë gjinore, shprehu gatishmërinë për të siguruar mbështetje Entit Shtetëror të Revizionit në aktivitetet e ardhshme, duke njohur cilësinë e prodhuar nga ESHR-ja si institucion me shkallë të lart të profesionalizmit dhe integritetit.