dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Memorandum i nënshkruar me ISR-në e Republikës së Polonisë

26.10.2023

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij realizoi takim bilateral me Kryetarin e Zyrës Supreme për Revizion të Republikës së Polonisë, z. Marjan Banash.

Në takimin bilateral, Kryerevizori shtetëror, z. Acevski u mirëprit nga kryetari i ISR-së së Republikës së Polonisë, z. Marjan Banash, i cili shprehu kënaqësinë e tij, si dhe bindjen se me forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve supreme të revizionit dhe shkëmbimin e praktikave të mira të revizionit, do të kontribuojë në ekonomi më të madhe, efikasitet dhe efektivitet në përdorimin e mjeteve publike dhe në krijimin e një mjedis efektiv kontrolli efektiv.

Me këtë rast, Kryerevizori shtetëror duke falënderuar për pritjen e përzemërt, theksoi edhe dëshirën dhe besimin për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht duke iu referuar mundësisë së zbatimit të peer-review të punës së Enti Shtetëror të Revizionit, pjesëmarrjen aktive në grupet e punës së EUROSAI dhe INTOSAI-it, si dhe zbatim të revizioneve të përbashkëta/paralele dhe organizim të trajnimeve dhe ngjarjeve të përbashkëta me interes të ndërsjellë për të dy institucionet supreme të revizionit.  

Kënaqësia e ndërsjellë dhe përkushtimi për bashkëpunim të vazhdueshëm profesional dhe teknik për të forcuar kapacitetet profesionale dhe të promovimi i revizionit të jashtëm të përgjegjshëm dhe efektiv, janë përmbledh në përmbajtjen e Memorandumit të lidhur për bashkëpunim mes dy Institucioneve Supreme të Revizionit.   

Me nënshkrimin e Memorandumit, përfaqësuesit e dy institucioneve u dakorduan që të bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme për realizimin me sukses të aktiviteteve të përcaktuara në të, si dhe të mbajnë një komunikim të hapur dhe efektiv për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me aktivitetet me interes të përbashkët.