dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Përgjegjësia dhe llogaridhënia buxhetore

20.10.2023

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), më 18 dhe 19 tetor 2023, në Ohër u mbajt takim pune në të cilën morën pjesë përfaqësues të Entit Shtetëror të Revizionit, Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe Zyrës Parlamentare Buxhetore.   

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski së bashku me bashkëpunëtorët e vet, i prezantuan gjendjet kyçe të konstatuara në Raportin Përfundimtar të Revizionit për revizionin e kryer të pajtueshmërisë me temën Buxheti Themelor i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, ndërsa para përfaqësuesëve të Kuvendit u prezantua edhe Ligji i ri për revizionin shtetëror.

Në takimin e punës, gjatë ditës së parë, përfaqësuesit nga Zyra Parlamentare Buxhetore patën prezantim në këto tema:

  • Rezultatet themelore makro-ekonomike dhe fiskale në vitin 2022,
  • Aspektet kryesore nga zbatimi i Buxhetit sipas funksioneve dhe
  • Realizimi i nënprogrameve buxhetore nga programet e Qeverisë dhe komponenti zhvillimore.

Aktivitetet e ndërmarra për intensifikimin e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit kontribuoi që për herë të parë në histori, ditët e fundit, në Komisionin e Financimit dhe Buxhetit u shqyrtua dhe u diskutua një raport individual përfundimtar i revizionit.