dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Raporti i ESHR-së u shqyrtua në Komisionin për buxhet dhe financim

17.10.2023

Me ftesë të Kryetarit të Komisionit për buxhet dhe financim, Bojan Stojanoski, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski morri pjesë në Komisionin për buxhet dhe financim në Kuvend.

E vetmja pikë në rendin e ditës të Komisionit për financim dhe buxhet ishte shqyrtimi i Raportit përfundimtar i revizionit të kryer të raporteve financiare dhe revizionin e pajtueshmërisë së ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji Shkup, për vitin 2021.

Shqyrtimi dhe diskutimi i raportit përfundimtar individual të revizionit në Komisionin për Financim dhe Buxhet si trup amë në Kuvend, realizohet si aktivitet për herë të parë në historinë e Kuvendit, dhe buron nga Memorandumi i nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kuvendit të RMV-së në të cilin parashihet shqyrtimi i raportit përfundimtar individual i revizionit të ESHR-së.

Në raportin përfundimtar të revizionit të publikuar për llogarinë e mjeteve nga Fondi (737) është shprehur mendim i pavolitshëm në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare, si dhe për pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me rregullativën ligjore relevante për vitin 2021.

Pas diskutimeve disaditore, Komisioni për buxhet dhe financim miratoi konkluzione pas debatit për raportet e ESHR-së për Onkologjinë të cilat japin udhëzime për veprimet e institucioneve kompetente, duke sugjeruar se është e nevojshme Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ti sigurojnë mjetet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve të përcaktuara dhe ti shlyejë detyrimet ndaj Institucioneve Shëndetësore Publike.  

Kuvendi u bën thirrje personave përgjegjës për udhëheqje dhe menaxhimin me ISHP Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, të marrin masa për përgatitjen dhe miratimin e protokolleve mjekësore për kyçje të pacientëve me terapinë biologjike. Kyçja të bëhet ekskluzivisht në bazë të mendimit të kolegjiumit të ekspertëve, i cili ka detyrim të përcaktojë nevojat reale dhe t'ia propozojë drejtorit të klinikës i cili në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë dhe Fondit për sigurim shëndetësor, sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare për prokurimin e të njëjtëve.

Gjithashtu, Kuvendi i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë që të paraqesë detyrimin e Institucioneve Shëndetësore Publike për të siguruar informacione për pajisjet që janë prokuruar, por nuk janë vënë në përdorim, duke theksuar arsyet e një situate të tillë dhe në koordinim me organet kompetente të marrin masa për vënien e tyre në përdorim.