dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Intensifikimi i bashkëpunimit me gjykatën turke të revizionit

13.10.2023

Në frymën e bashkëpunimit të deritanishëm dhe të Aneksit të nënshkruar të marrëveshjes për bashkëpunim, në korrik 2023, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski mirëpriti Kryetarin e Gjykatës së Revizionit të R. së Turqisë, z. Metin Jenir dhe delegacionin e tij. 

Fokusi i këtij takimi bilateral ishte intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve me qëllim avancimin e mëtutjeshëm të revizionit të jashtëm, a njëherit edhe përmirësimin e menaxhimit me mjetet publike.

Përfaqësuesit e të dy Institucioneve Supreme të Revizionit u angazhuan që marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të reflektohen dhe intensifikohen edhe në bashkëpunimin e ardhshëm me interes të ndërsjellë me synim zhvillimin profesional të kapaciteteve të të dy institucioneve dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira.

Me këtë rast kryerevizori shtetëror z.Acevski prezantoi rezultatet e punës së Entit Shtetëror të Revizionit, veçanërisht duke iu referuar komunikimit dhe bashkëpunimit të institucionit me palët e interesuara, si dhe shprehu pritjen e tij për mbështetje nga kolegu i tij turk, z. Jenir, si mbështetësi dhe mbrojtësi kryesor i interesave të ESHR-së në të gjitha proceset ndërkombëtare që zhvillohen në nivel të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve të Revizionit.  

Nga ana tjetër, z. Jenir duke shprehur falënderim para se gjithash për ndjeshmërinë dhe solidaritetin e treguar të ESHR-së për tërmetin shkatërrues që goditi qytetarët e Republikës së Turqisë dhe kënaqësinë për intensifikimin e bashkëpunimit, vëmendje të veçantë i kushtoi angazhimit për zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve të kontrollit të cilësisë, përfitimet nga zhvillimi teknologjik dhe përdorimi i inteligjencës artificiale në revizionet, dhe me këtë edhe transformim të plotë dixhital në të ardhmen.

Të dy institucionet treguan gatishmëri për bashkëpunim ndërkombëtar me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zbatimit të revizioneve të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm (SDG), respektivisht në fushën e ndryshimeve klimatike, siguri gjatë furnizimit me ushqim, ekonominë e gjelbër dhe gri etj.   

Ideja dhe angazhimi i përbashkët i të dy përfaqësuesve të Institucioneve Supreme të Revizionit është ndërmarrja e aktiviteteve konkrete për vendosjen e themeleve të Qendrës Edukatore Rajonale, qëllimi i të cilës do të jetë shkëmbimi i njohurive dhe praktikave të mira, dhe jo garë mes institucioneve supreme të revizionit.