dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Intensifikimi i aktiviteteve dhe bashkëpunimit me IKR

06.10.2023

Enti Shtetëror i Revizionit dhe Institucioni Kombëtar i Revizionit të Britanisë së Madhe (IKR) filluan me aktivitete për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit duke përcaktuar një plan për zbatimin e aktiviteteve për përgatitjen e një metodologjie/udhëzuesi për vlerën për paranë - Value for Money (VfM). 

Mbështetja për krijimin e një metodologjie/udhëzuesi për zbatimin e një metodologjie të re të revizioni për Value for Money (VfM) për ESHR-në, u inicua gjatë vizitës së punës së ekipit menaxhues të ESHR-së në Institucionin Kombëtar të Revizionit (IKR) dhe Parlamentin e Britanisë së Madhe në muajin prill 2023.

Në takimin e sotëm të punës, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, Zëvendës Kryererevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, bashkë me bashkëpunëtorët ishin nikoqir të Udhëheqësit të sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar të Institucionit Kombëtar të Revizionit të Britanisë së Madhe, z. Andy Fisher, në të cilin u diskutua plani i aktiviteteve të përbashkëta të dy Institucioneve Supreme të Revizionit, i cili duhet të rezultojë me zhvillimin e një metodologjie dhe mbështetjen e Entit Shtetëror të Revizionit për zbatimin e kësaj metodologjie në punën dhe praktikën e saj.                                                                                                   

Aktiviteti realizohet me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD) në vendin tonë nëpërmjet programit “Demokracia funksionon’’ e mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup, e cila në mënyrë aktive mbështet punën e Entit Shtetëror të Revizionit.