dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kryerevizori shtetëror në vizitë pune në Republikën e Armenisë

24.09.2023

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevki, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, si dhe drejtoresha e Drejtorisë për të ardhurat publike, znj. Sanja Lukarevska, gjatë ditëve të fundit ishin në vizitë pune në Republikën e Armenisë, në kuadër të së cilës realizuan takime me përfaqësues të lartë të UNDP-së në Armeni, në Odën për revizion, si dhe takime me përfaqësues të Kuvendit Kombëtar dhe Komitetit për të ardhura shtetërore.


Në takim me përfaqësuesin e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Armeni, z. Natija Nacvlishvili, u shkëmbyen mendime dhe përvoja në lidhje me vendosjen institucionale, revizionin shtetëror dhe të ardhurat publike, digjitalizimin, si dhe për mënyrën e bashkëpunimit ndërkombëtar për forcimin e përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënien e institucioneve publike.

Gjithashtu, u njohën edhe me zgjidhje të ndryshme inovative, nga ekipi i Laboratorit Kombëtar Armen të Inovacionit të UNDP-së, të cilët në bashkëpunim me institucionet në Armeni po i zbatojnë, veçanërisht në fushën e tatimit. 

Kryerevizori shtetëror z. Acevski realizoi takim bilateral me kryetarin e Odës për revizion z. Atom Xhanxhugazjan, në të cilën përfaqësuesit e të dy institucioneve treguan gatishmëri dhe dëshirë për vendosjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Në takim, të dy institucionet prezantuan për vendosmërinë dhe zhvillimin e tyre, sukseset dhe progresin ndër vite, perspektivat zhvillimore dhe sfidat me të cilat po përballen.

Në fund të takimit, përfaqësuesit  e të dy institucioneve supreme të revizionit shprehën gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit të përbashkët në të ardhmen me interes të ndërsjellë me qëllim të zhvillimit profesional të kapaciteteve të të dy institucioneve dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira.

Në kuadër të kësaj vizite, përfaqësuesit e ESHR-së dhe DAP patën mundësinë të njihen më konkretisht me punën e Kuvendit Kombëtar të Armenisë dhe të Komisionit të Përhershëm për Çështje Financiare-Kreditore dhe Buxhetore, por gjithashtu u zhvillua takim edhe me përfaqësues të Komitetit të të Ardhurave të Shtetit në të cilin u ndanë përvojat dhe praktikat më të mira të zbatuara nga dy administratat tatimore.

Kjo vizitë pune, në frymën e Memorandumit të Mirëkuptimit të lidhur dhe bashkëpunimit të suksesshëm afatgjatë, u organizua dhe u mbështet nga UNDP-ja.