dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune me përfaqësuesit e FMN-së

29.08.2023

Sot, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendës Kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi me bashkëpunëtorët e tyre, realizuan takim pune me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të kryesuar nga z. Fric Bahmair – shef i misionit të vlerësimit dhe përfaqësues nga Ministria e Financave. 

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski prezantoi rezultatet e punës së Entit Shtetëror të Revizionit, veçanërisht duke iu referuar indikatorëve kyç për matjen e shkallës së suksesit për punën e ESHR-së, komunikimit dhe bashkëpunimit me palët e interesuara dhe institucionet kompetente, si dhe për disa nga gjendjet kyçe të përcaktuara dhe rekomandimet e dhëna në raportet përfundimtare të revizionit për revizionet e kryera të suksesit.

Përfaqësuesit e FMN-së u shprehën të kënaur me rezultatet e prezantuar dhe vlerën e shtuar të punës së ESHR-së si institucion suprem i revizionit në vend, duke theksuar progresin evident në strukturën organizative dhe funksionale të institucionit. 

Qëllimi i misionit dyjavorë në teren të përfaqësuesve të FMN-së në vend në periudhën prej 23 gushtit deri më 5 shtatorë në fushën e shpenzimeve buxhetore është identifikimi i situatës dhe propozimi i një strukture të përshtatshme për institucionalizimin e funksionit për rishikimin e shpenzimet në vend, për të cilat është paraparë të mbahen më shumë takime pune dhe të mbahen dy punëtori me përfaqësues nga më shumë institucione kompetente.