dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Të hyrat vetanake të komunave të pamjaftueshme për shërbime cilësore

25.04.2023
Слика
Карта со оптините

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

- Njoftim për mediumet -         

Shkup, 25.04.2023

 

Të hyrat vetanake të komunave të pamjaftueshme për shërbime cilësore për qytetarët 

Të hyrat vetanake të komunave në vitin 2020 shënuan rënie prej 15,2% në krahasim me vitin e kaluar dhe nuk janë të mjaftueshme për krijimin e politikave efikase në nivel lokal 

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e suksesit me temë ,,Të hyrat vetanake të komunave për sigurimin e shërbimeve cilësore të qytetarëve gjatë kohës së pandemisë’’, në pajtim me programin vjetor të punës së Entit Shtetëror të Revizionit për vitet 2021 dhe 2022. 

Revizioni është zbatuar në kuadër të aktiviteteve të grupit punues TFMA-EUROSAI për revizionin e komunave, si revizion kooperativ në të cilën morrën pjesë shtatë Institucione Supreme të Revizionit: Shqipëria, Mali i Zi, Rumania, Sllovakia, Polonia, Turqia dhe si koordinator Enti Shtetëror i Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Me revizionin e kryer, revizorët kanë fituar bindje të arsyeshme se të hyrat e realizuara vetanake të komunave në vitin 2020 shënuan rrënje  prej 15,2% në krahasim me vitin e kaluar dhe shuma e tyre prej 8 mijë denarë për kokë të banorit, nuk është e mjaftueshme për krijimin e politikave efikase në nivel lokal dhe zbatimin efektiv të tyre me qëllim sigurimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.   

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka model monotip/ një shkallorë të vetëqeverisjes lokale, gjegjësisht të gjitha komunat kanë kompetenca të njëjta, në varrësi të kapaciteteve të ndryshme gjeografike, demografike dhe socio-ekonomike. Masat e ndërmarra në drejtim të rritjes së të hyrave vetanake të komunave paraqesin bazë solide për gjendjen më të mirë të tyre financiare, por ende nuk janë të mjaftueshme për ti kryer me sukses kompetencat ligjore. Për këto arsyeje një pjesë e kompetencave financohen nëpërmjet dotacioneve të pushtetit qendror dhe donacioneve siguruara nga burime ndërkombëtare.     

totalin e të hyrave të realizuara të komunave, me pjesëmarrje më të madhe prej 50% janë mjetet e marra nga pushteti qendror në bazë të bllok dotacioneve për financimin e shpenzimeve vijuese dhe rrogave të punonjësve në fushën e arsimit, mbrojtjes së fëmijëve, kulturës dhe mbrojtjen kundër zjarrit, me 38% janë të hyrat vetanake, me 6% janë të hyrat nga tatimi bartës, gjegjësisht dotacione nga tatimi i vlerës së shtuar, dhe me 2% janë të hyrat nga aktivitete vetëfinancuese,hyrat nga donacionet dhe nga huamarrjet.   

 

 

1_

 

Në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga KOVIDI -19, njësitë e vetëqeverisjes lokale u hasën me sfida të mëdha në punë që kërkonin parandalimin e përhapjes së virusit dhe mbrojtjen e popullatës, nëpërmjet ofrimitpandërprer të shërbimeve lokale, në kushte të buxheteve të kufizuara komunale dhe resurseve njerëzore. Ndalimi i organizimit të ngjarjeve në grupe më të mëdha, rruajtja e distancës sociale, izolimi, reduktimi i numrit të punonjësve në varësi të kushteve të punës, ndalesa kohore për kryerjen e veprimeve të caktuara dhe masave tjera parandaluese për mbrojtje nga pandemia kishin ndikim mbi realizimin e aktiviteteve të parashikuara, të cilat u ndryshuan në varësi të nevojave aktuale.     

Ndikimi i pandemisë në strukturat e buxhetit komunal sipas burimeve të financimit në krahasim me vitet 2019 dhe 2020 tregon se të hyrat të buxhetit themelor të cilat marrin pjesë me rreth 40% në të hyrat totale të komunave, shënojnë rrënje prej 15,2%, ndërsa dotacionet nga pushteti qendror të cilat përfshijnë ½ e të hyrave totale kanë rritje prej 12%. Me shpejtësi janë rritur të hyrat nga huamarrjet (85%) në krahasim me vitin 2019.  

Mungesa e planifikimit strategjik për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë me prioritete dhe synime strategjike qartë të përcaktuara në nivel kombëtar, nga të cilat lindin masat afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, institucionet përgjegjëse dhe indikatorët e caktuar për matjen e efekteve të implementimit si dhe procesit të zbatuar të decentralizimit në fushën e mbrojtjes shëndetësore dhe rolit vartës së komunave në sistemet e vendosura për ballafaqimin me pandemin të shkaktuar nga KOVIDI-19, janë arsyet pse komunat nuk janë në gjendje të marrin masa të shpejta dhe të pavarura për ndihmë dhe mbrojtje të popullatës në kushte të pandemisë.  

Në procesin buxhetor nuk është siguruar respektimi i parimeve të pjesëmarrjes dhe transparencës, gjë që nuk paraqet bazë solide për miratimin e një buxheti civil në të cilin do të përfshihen interesat dhe nevojat e palëve të interesuara. Vetëm 5% e qytetarëve janë konsultuar nga komuna e tyre gjatë përgatitjes së buxheteve dhe programeve komunale, ndërsa 39% besojnë se buxheti i komunës nuk përfshin nevojat e banorëve të komunës.

Ndryshimet dhe plotësimet e pazbatuara në kohë të buxheteve, gjegjësisht përshtatja e shpenzimeve në pajtim me të hyrat e realizuara të cilat në vitin 2020 janë në masën 70% nga të planifikuarat, rezultojnë me rritje të pjesëmarrjes së detyrimeve në të hyrat vetanake për 7% në krahasim me vitin e kaluar. Rritja e detyrimeve dhe rritja e shpejtë e të hyrave nga huamarrja në krahasim me vitin e kaluar, në kushtet e një krize të zgjatur shëndetësore dhe ekonomike, nuk sigurojnë bindje për qëndrueshmëri dhe stabilitet financiar të komunave. 

Aktivitetet e ndërmarra nga komunat gjatë kohës së pandemisë i referohen: reduktimit të transportit publik të qytetit, organizimit të shërbimeve të sigurisë para objekteve publike, puna me ndërrime në administratën e komunës, hapjen e numrave të telefonave pa pagesë për qytetarët të cilët kanë nevojë ndihmë për dërgimin e ushqimit dhe ilaçeve, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, shpërndarjen e paketave sociale për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, promovimin e shëndetit publik, duke vendosur të ashtuquajturit ,, shtretërit e lumit’’ në hyrje të komunave për dezinfektim, organizimi i mënyrës së punës në tregjet e gjelbra dhe tjerë.    

 Për shkak të mosrealizimit të të hyrave vetanake, komunat nuk kanë bërë korigjimet e duhura programore dhe ekonomike të buxheteve, për ndërmarrjen e aktiviteteve plotësuese për plotësimin e nevojave të qytetarëve, të cilat gjatë pandemisë janë më së shumti në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes sociale, që rezulton kënaqshmëria e qytetarëve me cilësinë e shërbimeve komunale të jetë me notën mesatare prej 2.7 (shkalla nga 1 deri në 5).  

 

2_

  

Komunat nuk kanë ndërmarrë asnjë aktivitet për hartimin e planeve për rimëkëmbjen pas krizës, në drejtim të tejkalimit të pasojave shëndetësore dhe socio-ekonomike që tregojnë mungesën e vizionit për rikuperim dhe masave për përshtatjen dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë së komunave, të cilat në kushtet e një krize të zgjatur shëndetësore dhe ekonomike duhet të sigurojë një mjedis të qëndrueshëm për investime dhe zhvillim ekonomik.

 

Kontaktet për shtyp:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]
Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]