dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Ndikimi i krizës energjetike në funksionimin e SHA MEPSO

11.04.2023
Слика
АД МЕПСО

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

 - Njoftim për mediumet -  

Shkup, 11.04.2023

Ndikimi i krizës energjetike në funksionimin e SHA MEPSO

Është shprehur mendim i pavolitshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2021 dhe mendim me rezervë për pajtueshmërinë me rregulativën ligjore

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare bashkë me revizionin e pajtueshmërisë të Operatorit të sistemit elektrotransmetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqëri Aksionare për transmetim të energjisë elektrike dhe menaxhim me sistemin elektrotransmetues, në pronësi të shtetit Shkup, për vitin 2021 (SHA MEPSO Shkup).

Me revizionin e kryer, revizorët shprehën mendim të pavolitshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2021 dhe mendim me rezervë për pajtueshmërinë me rregulativën ligjore, udhëzimit dhe politikave të vendosura.                                                                                   

Pastaj, revizorët konstatuan se rekomandimet e dhënë të revizorit të autorizuar shtetëror në raportin nga zbatimi i revizionit të rregullshmërisë për vitin 2016 që i referohet strategjisë së TI-së dhe të kontrollave të vendosura të TI-së të sistemeve në pjesën më të madhe nuk janë zbatuar që ka dhe vazhdon të ketë ndikim dhe prezencë të rreziqeve të larta në proceset financiare të TI-së në funksionimin e shoqërisë.   

Edhe pse shërbimet kompetente në vazhdimësi ndërmarrin aktivitete, nuk është kryer plotësisht vërtetimi i gjendjes së tokës të evidentuar në librat afariste gjatë së cilës ekzistojnë dallimet ndërmjet gjendjes së kontabilitetit, gjendjes faktike dhe fletë pronësisë.

 Në pronësi të SHA MEPSO Shkup është rrjeti elektrotransmetues që përbëhet nga objektet lineare infrastrukturore (largpërçues), stacione transformatorë (stacion transformatori), impiant, objekte dhe mjete që janë në funksion të kryerjes së transmetimit të energjisë elektrike dhe menaxhim me sistemin elktrotransmetues i cili funksionon në 400kv dhe 110 kv nivel të lartë.     

Rrjeti transmetues me të cilën menaxhon dhe e mirëmban shoqëria integron 109 largpërçues. Një pjesë e tyre (30 largpërçues) janë shënuar në Agjencinë për kadastër të patundshmërisë (AKP) dhe SHA MEPSO disponon me fletë pronësisë me të drejtën e pronësisë, ndërsa për 79 largpërçues, shoqëria nuk disponon me fletë pronësisë, dhe ka filluar procedura për përcaktimin e statusit juridik të tyre.

Sipas të dhënave nga Departamenti i stacioneve të transformatorëve, rrjeti transmetues sipas nivelit të tensionit integron 5 stacione transmetuese (ST), prej të cilave 4 janë në pronësi të SHA MEPSO Shkup, ndërsa pjesa tjetër janë në pronësi të përbashkët të EVN Maqedoni SHA, SHA ESM dhe konsumatorë të mëdhenj të lidhur drejtpërdrejt në rrjetin e elektrotransmetuesit. Sipas të dhënave nga Departamenti për çështje pronësore juridike, në AKN janë të regjistruara 32 stacione transformator dhe për to janë siguruar fletë pronësitë, prej të cilave 10 janë në pronësi të SHA MEPSO Shkup dhe 3 janë në pronësi të përbashkët të EVN Maqedoni SHA dhe me një konsumator të madhe. Për 19 stacionet transformator të mbetura, të drejtat pronësore janë regjistruar nga EVN Maqedoni SHA, ndërsa për 17 stacione transformator nuk janë regjistruar të drejtat pronësore.

Me revizion është konstatuar se ekziston mos pajtueshmëri në numrin largpërçuesve dhe stacione transformator të evidentuar te departamenti kompetent në SHA MEPSO Shkup dhe me të dhënat në evidencën e kontabilitetit dhe atë:

Stacionet transformatorë të cilat është dashur të jenë në pronësi të përbashkët të SHA MEPSO Shkup dhe EVN Maqedoni SHA, sipas fletë pronësisë së lëshuar, janë regjistruar si pronë vetëm e EVN Maqedoni SHA. Edhe pse SHA MEPSO Shkup po bën përpjekje për regjistrimin e tyre në bazë të Ligjit për transformimin e Elektroekonomisë së Maqedonisë, nga ana e Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në periudhën e kryerjes së revizionit nuk është kryer regjistrimi i tyre në fletët pronësorë të shoqërisë. 

Gjithashtu, me kontrollin e kryer në fletë pronësisë, revizorët konstatuan se për 2 stacionet transformatorë është regjistruar e drejta e pengës (hipotekë) për shumë të kërkuar prej 77 milion euro të BERZH si bartës juridik (kreditor), ku si debitor hipotekues është regjistruar EVN SHA  Maqedoni, si bartës juridik (pronar). Për shkak se nuk janë vërtetuar të drejtat pronësore të SHA MEPSO Shkup, vendimet në të cilat ekziston rreziku i tjetërsimit të mjeteve mbi të cilat është vendosur hipotekë merren pa pëlqimin e saj.

Kjo gjendje ka ndikim në shumën e tarifës së transmisionit të EE, e cila përcaktohet me vendim të KRE bazuar në të dhënat kontabël dhe evidencat financiare të dorëzuara nga SHA MEPSO Shkup.

Në raportin e revizionit është shënuar se 30% e mjeteve materiale në përgatitje ose 428,352 mijë denarë paraqesin mjete të investuara në periudhën 2005-2019 në pajisje, shërbime konsulente, komisione të paguara për aprovim kredie dhe mjete të pa tërhequra për kredi për projekte, për të cilat, për shkak të mungesës së informacionit, nuk lidhen siç duhet me investimet në mjete konkrete. Këto mjete materiale në përgatitje nuk janë vënë në përdorim, që ndikon në kostot e amortizimit, dhe me atë edhe në rezultatet e realizuara financiare.  

SHA MEPSO Shkup për financimin e aktiviteteve investive si ndërtimi i stacione transformator dhe largpërçuesve, rivitalizimi i rrjetit të largpërçuesve përdor mjete nga disa linja kreditore, në bazë të marrëveshjeve të lidhura për kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e kredive afatgjata janë realizuar (tërhequr) mbi 90%, me përjashtim të kredisë së BERZH-it nga viti 2015, e cila është dedikuar për realizimin e projektit Interkoneksion Maqedoni-Shqipëri - Faza 1. Kjo kredi është aprovuar në shumën totale prej 37 milionë euro dhe deri më 31 dhjetor 2021 janë tërhequr 2.9 milionë euro, gjegjësisht vetëm 8%. Me revizonin e kryer konstatuam se në vitin 2021 në bazë të kthimit të kamatës janë evidentuar shpenzime në vlerë prej 32,404 mijë denarë për kreditë afatgjata të tërhequra, ndërsa për fondet e kredisë së patërhequr janë llogaritur dhe evidentuar komisione në vlerë të përgjithshme prej 12,835 mijë denarë.

Në vitin 2021, si rezultat i rritjes së pamasë të çmimit të energjisë elektrike në bursat evropiane, prodhimi i pamjaftueshëm i energjisë elektrike nga prodhuesit vendas dhe marrja e paautorizuar e energjisë elektrike nga sistemi i elektrotransmetimit nga ana Palët Përgjegjëse të Bilancit (BOS), kontribuan me kërkesat dhe të hyrat e AD MEPSO Shkup të realizuara nga tregtarët e energjisë elektrike (EE) – Palët përgjegjëse të bilancit (BOS), në bazë të kompensimit për devijimet/zhbalancimet për EE-në e supozuar nga sistemi i elektrotransmetimit në vitin 2021 të arrijnë 4.210.704 mijë denarë ose 68,5 milionë euro, paraqet realizim pesë herë më të madhe në krahasim me vitin 2020, kur të njëjtit arritën 841,792 mijë denarë ose 13,7 milionë euro.    

Gjegjësisht, në kushtet e rritjes së çmimit të EE, një pjesë e tregtarëve - BOS në vazhdimësi e zvogëlonin blerjen e EE nga tregu i hapur dhe e shfrytëzonin bilancin e energjisë së SHA MEPSO Shkup për furnizimin e konsumatorëve të tyre. Kjo shkaktoi rritje drastike të shpenzimeve të SHA MEPSO Shkup ndaj sistemit evropian të elektrotransmetimit. Devijime/zhbalancime jashtëzakonisht të mëdha janë bërë në muajin tetor 2021, për çka nga ana e SHA MEPSO Shkup janë fatururar dhe arkëtuar 77,8 milionë kWh nga prodhuesi i EE - SHA ESM Shkup në vlerë të përgjithshme prej 25 milionë euro pa TVSH. Ky është rezultat i faktit se SHA ESM Shkup nuk arriti t'i realizojë planet për prodhimin e EE, për shkak të të cilit EE u tërhoq nga sistemi i rrjetit evropian, me çka për SHA MEPSO Shkup është krijuar obligimi ndaj sistemit evropian të elektrotransmetimit në të njëjtën shumë prej 25 milionë euro.   

Arsye shtesë që ka çuar në gjendjen e krijuar është edhe mënyra e vendosur e informimit të tregtarëve – BOS, të cilët në mënyrë të kundërligjshme ka marrë EE nga sistemi i elektrotransmetimit, sepse të dhënat e marra nga MEMO DOOEL, nëpërmjet Elektrodistribucionit DOOEL arrijnë me vonesë pas 45 deri në 60 ditëve, për shkak SHA MEPSO Shkup nuk është në gjendje të ndërhyjë shpejt dhe të marrë masa me kohë ndaj tregtarëve - BOS.

Duke pasur në parasysh ndikimin e përgjithshëm të cilën e shkakton mungesa e EE në gjendjen ekonomike në vend, në nëntor 2021 Qeveria miratoi Rregullore me të cilën e tregtarët-BOS ishin liruar nga obligimi për rritjen e garancisë bankare në bazë të marrëveshjeve të lidhura për përgjegjës të bilancit, ndërsa SHA MEPSO Shkup nënshkruan kontrata për riprogramimin e borxheve të arritur të tyre, por të paarkëtuara. Në dhjetor 2022, kërkesat në bazë të kontratave të lidhura për riprogramim për EE të tërhequr nga sistemi i elektrotransmetimit janë 883.802 mijë denarë ose mbi 14 milionë euro, ku në raportin e revizionit sugjerohet se ekziston rreziku dhe pasiguria nga arkëtimi i tyre.        

Në vitin 2021, është bërë harmonizimi i vlerës për një pjesë të kërkesave sipas kontratave të riprogramuara nga BOS dhe për gjoba dhe dëme për shkak të ndërprerjes së furnizimit të energjisë elektrike të kontraktuar në vlerë prej 15 milionë euro. Gjatë vitit 2022 është arkëtuar një pjesë nga kërkesat në vlerë prej 1,2 milion euro. 

 SHA ESM Shkup është prodhuesi më i madh i EE në vend dhe në pajtim me Ligjin për energjetik, është i detyruar që furnizuesit Universal - EVN Home DOO t'i ofrojë për shitje një përqindje të caktuar të EE. Duke vepruar sipas Ekstrakteve të Qeverisë, EE që e prodhon SHA ESM Shkup, disa vite më parë, pothuajse e gjithë sasia e prodhuar i shitet furnitorit Universal me çmim të përcaktuar (të reduktuar), nga Qeveria, i cili është shumë më i ulët se çmimi i tregut dhe çmimi i bursës HUPX.  Mekanizmi i bilancit në SHA MEPSO Shkup është i dizajnuar në atë mënyrë që për më shumë EE të ndërmarra se sa është planifikuar nga EPS, tregtarët EE - BOS i paguajnë SHA MEPSO Shkup, dhe për EE të paplanifikuar të mbetur në sistemin elektrotransmetues, AD MEPSO Shkup ka obligim që t'i paguajë BOS-it, sipas çmimeve të barazuar të përcaktuara sipas Metodologjisë për llogaritjen e çmimit të barazuar, të përcaktuara në Rregullat për Balancimin e Sistemit Elektroenergjetik, i cili ndikohet drejtpërdrejt nga çmimi i bursës HUPX.

Me revizionin është konstatuar se në vitin 2021 dhe 2022 ekzistojnë barazime të mëdha të devijimeve nga sasitë e planifikuara të EE te SHA MEPSO Shkup. Këto devijime duhet të ndodhin vetëm në situata të jashtëzakonshme dhe shfaqja e tyre krijon pasiguri të madhe në planifikimin dhe realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve mbi këtë bazë dhe ruajtjen e likuiditetit të nevojshëm të mjeteve monetare, si dhe ruajtjen e mekanizmit të bilancit. Mbi këtë bazë, shpenzimet për suficitin e realizuar të EE nga furnizuesi Universal i SHA MEPSO Shkup në vitin 2021 arrijnë në 158,817 mijë denarë pa TVSH, ndërsa të hyrat e realizuara nga furnizuesi Universal janë 412,404 mijë denarë pa TVSH.

SHA MEPSO Shkup në periudhën nga 2019 deri në 2021 ka lidhur marrëveshje me SHA TEC Negotinë, e cila ka të bëjë me sigurimin e EE në rast të kërcënimit të sigurisë në furnizimin, prishjeve apo devijimeve të mëdha të konsumit të EE nga sasitë e parapara në EES. Është paraparë që SHA TEC Negotinë të mbajë fuqinë në dispozicion të termocentralit vetëm për nevojat e SHA MEPSO Shkup, për të cilën periudhë janë paguar gjithsej 531,998 mijë denarë me TVSH të përfshirë, nga të cilat në vitin 2021 janë paguar 219,778 mijë denarë. Edhe ps financiarisht u ndihmua termocentrali TEC Negotinë, gjatë shfaqjes së krizës energjetike në tetor të 2021, nuk është kryer aktivizimi i sajë për prodhimin e EE.

Për balancimin e sistemit elektroenergjetik (EES), kusht i domosdoshëm është që hyrja total i EE në sistem të jetë i barabartë me totalin e daljes. Konsumi mesatar vjetor i EE në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pesë vitet e fundit, është rreth 7,430 GWh, ku pjesëmarrjen më të madhe në konsumin e përgjithshëm me mbi 65% e ka konsumi i amvisërive dhe ndriçimi rrugor.

Sipas parashikimeve të SHA MEPSO Shkup në periudhën prej 2025 deri 2030 përshtatshmëria e sistemit për sa i përket energjisë do të plotësohet nga një import i konsiderueshëm prej rreth 55% të nevojave totale të EE për arsye se prodhimi i EE pritet të jetë në një nivel të ulët rreth 3600 GWh për shkak të reduktimit të funksionimit të TEC Manastir. Me aktivizimin e centraleve nga burimet e rinovueshme të energjisë si dhe centralet elektrike me gazë importi i EE do të zvogëlohej. Për shkak të rritjes së konsumit të EE në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nevojiten projekte për prodhim të madh të EE.   

Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri
  +389 72228 203 [email protected]
Mijalçe Durgutov  +389 70 358 486 [email protected] 
Martin Duvnjak    +389 75 268 517 [email protected]