dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Politikat për zhvillim të barabartë rajonal nuk japin rezultatet e pritura

07.04.2023
Слика
rrr

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT                                                                               
-
Njoftim për mediumet-              

Shkup, 07.04.2023

 

Politikat për zhvillim të barabartë rajonal nuk japin rezultatet e pritura

Edhe përkundër aktiviteteve të ndërmarra në nivel qendror dhe rajonal në vitet e mëparshme, pabarazitë socio-ekonomike dhe demografike ndërmjet dhe në kornizat e rajoneve planifikuese nuk janë ulur

 

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e suksesit me temë ,,Zhvillimi i barabartë rajonal me theks të veçantë të demografisë’’ në pajtim me Programin Vjetor të punës së Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2022, për t'iu përgjigjur pyetjes: ,, A siguron sistemi i menaxhimit të politikave për zhvillim të barabartë rajonal zvogëlimin efektiv të pabarazive brenda dhe ndërmjet rajoneve planifikuese dhe kohezionit të tyre përkatës demografik, ekonomik, social dhe hapësinor?’’

Politikat për nxitje e zhvillimit të barabartë rajonal zbatohet nëpërmjet dokumenteve planifikuese dhe programore, me miratimin dhe përditësimin e tyre në kohë në pajtim me rezultatet nga zbatimi i Regjistrimit të popullatës në vitin 2021.  

Me revizionin është konstatuar se Strategjia për zhvillim rajonal në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021-2031 është miratuar me vonesë, bazuar në vlerësim për popullsinë, e cila devijon nga rezultatet e Regjistrimit.

Për nxitje të zhvillimit të barabartë rajonal nga Buxheti i shtetit duhet çdo vit të ndahen më së paku 1% nga PBV, të cilat për financimin e projekteve shpërndahen sipas planeve rajonale, në pajtim me Vendimin për klasifikimin e rajoneve planifikuese dhe shkallën e zhvillimit.   

Me revizionin është vërejtur trendi i rritjes së mjeteve të ndara për këtë dedikim në vitet e fundit, por të njëjtit nuk janë në nivelin e përcaktuar me ligj.  

Në periudhën 2019-2021, nga Buxheti i shtetit, në funksion të zhvillimit të barabartë rajonal, janë ndarë mjete në shumën totale për rreth 9 miliard denarë, që paraqet 46% nga minimumi i përcaktuar me ligj, ndërsa janë shfrytëzuar 83% gjegjësisht rreth 8 miliard denarë.   

 

slika_1

Burim i të dhënave: Enti Shtetëror i Statistikave, baza MAKStat e të dhënave. Popullsia

Shpërndarja e mjeteve sipas rajoneve nuk është kryer në pajtim me shkallën e përcaktuar të zhvillimit.

Me revizionin është konstatuar zbatimi jo konsekuent i indeksit të zhvillimit gjatë shpërndarjes së mjeteve në të gjitha rajonet. Përkatësisht, rajoni i Shkupit si më i zhvilluari, edhe pse duhet të merr pjesë me 7,2%, ndërsa rajoni Verilindor si më pak i zhvilluar me 17,3% nga mjetet totale buxhetore për këtë dedikim, në rajonin e Shkupi janë ndarë 26,2%, për dallim nga rajoni i Verilindjes që mori 8,4%.      

Gjithashtu, janë konstatuar dobësi dhe funksionalitet jo i plotë i sistemit SиRеRа si një platformë e integruar softuerike e cila jep mundësi për koordinim të planifikimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të politikave për nxitje të zhvillimit të barabartë rajonal.   

Edhe përkundër aktiviteteve të ndërmarra në nivel qendror dhe rajonal në vitet e mëparshme, pabarazitë socio-ekonomike dhe demografike ndërmjet dhe në kornizat e rajoneve planifikuese nuk janë ulur.

Shtimi natyror i popullsisë si indikator i rëndësishëm për përcaktimin e indeksit demografik, nga viti 2010 në vazhdimësi shënon rënie, gjegjësisht për 2,5%, i njëjti në vitin 2021 ka parashenjë negative dhe është -5,4%. Trend uljes së shkallës së rritjes natyrore shënojnë të gjitha rajonet, ndërsa më e ulëtarajonin Lindor dhe të Palagonisë.       

Kjo gjendje plotësohet nga rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë të zbatuar në vitin 2021, të cilët tregojnë se dy rajonet (rajoni i Vardarit dhe Juglindjes) nuk i plotësojnë kriteret për numrin minimal të popullsisë sipas Nomenklaturës së njësisë territoriale për statistikë (NNJTS3) nga 150.000 banorë, ndërsa rajoni Lindorë është në kufirin e minimumit të përcaktuar.

Trendi i shkallës së rritjes natyrore sipas rajoneve

 

slika_2

     Burim i të dhënave: Enti Shtetëror i Statistikave, baza MAKStat e të dhënave

dhjetë vitet e fundit migrimet e jashtme kanë kryesisht bilanc negativë, ndërsa më së shumti janë regjistruar persona të shpërngulur në rajonet e Pollogut, Vardarit dhe rajonin Jugperëndimor.  

 

slika_3

Burim i të dhënave: Enti Shtetëror i Statistikave, baza MAKStat e të dhënave. Popullsia

Trendi i migrimeve të popullsisë nga fshatrat çon deri te braktisja e tyre. Sipas rezultateve nga zbatimi i Regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, në shtet ka 205 vendbanime/fshatra të braktisura dhe në krahasim me vitin 2002 numri i tyre është rritur për 40%, gjegjësisht edhe 58 fshatra kanë mbetur pa asnjë banor.     

Nga BPV total i Republikës së Maqedonisë së Veriut, 43% krijohet në rajonin e Shkupit që është më shumë se 8 herë nga BPV në rajonin Verilindor i cili në totalin e BPV merr pjesë me vetëm 5% dhe ka nivel më të lartë të papunësisë prej 32,4%.

Revizioni i kryer dhe indikatorët e analizuar të rajoneve, sugjerojnë se aktivitetet e realizuara dhe mjetet e shfrytëzuara për realizimin e qëllimeve strategjike, nuk kanë  arritur uljen e pabarazive ndërmjet rajoneve planifikuese në shtet.   

Dallimet e konstatuara rajonale në zhvillimin socio-ekonomik, sugjerojnë për planifikim joefikas të aktiviteteve për realizimin efektiv të politikës për zhvillimin e barabartë rajonal, me çka është e nevojshme revidimi i masave të parapara në nivel nacional, lokal dhe rajonal dhe veprim i koordinuar për uljen e pabarazive, rritjen e atraktivitetit të rajoneve dhe cilësinë е jetës së popullsisë

 

Press kontakt:

Albiona Mustafa Muhaxhiri  +389 72228 203 [email protected]

Mijalçe Durgutov  +389 70 358 486 [email protected] 

Martin Duvnjak    +389 75 268 517 [email protected]