dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim bilateral në Sarajevë

24.03.2023
Слика
Потпишување на Меморандумот за соработка

Me ftesë të institucionit suprem të revizionit të Bosnjës dhe Hercegovinës, delegacion i Entit Shtetëror të Revizionit i kryesuar nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski realizoi takim bilateral në Sarajevë.

Kryerevizorët shtetëror të të dy institucioneve z. Maksim Acevski dhe z. Hërvoje Tvërtkoviq, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me të cilin u zyrtarizua bashkëpunimi i ardhëshem i përbashkët për zhvillim profesional të të dy institucioneve.      

Në takimin bilateral u zhvilluan disa takime pune në të cilat përfaqësuesit e dy institucioneve supreme të revizionit shkëmbyen përvojë dhe praktikat pozitive në punën dhe kryerjen e revizionit shtetëror, si dhe për komunikimin dhe bashkëpunimin me palët e jashtme të interesuara.

Memorandumi për bashkëpunim parashikon thellimin e bashkëpunimit të dy  ISR-ve në zbatimin dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta edukative dhe realizimin e synimeve të përcaktuara në Memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim.