dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Prezentoet Raporti Vjetor për vitin 2021 para deputetëve

17.03.2023
Слика
Prezentacija_GI_2021_Sobranie

Me datë 14.03.2023, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski në seancën plenare të 79-të në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilën një nga pikat ishte edhe rishqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e ESHR-së për vitin 2021, prezantoi Raportin Vjetor të ESHR-së për vitin 2021.

Kryerevizori shtetëror në prezentimin e tij theksoi se pavarësisht vështirësive dhe sfidave të shkaktuara nga pandemia globale e Kovid-19 në vitin 2021, falë sistemit të mirëndërtuar të punës dhe ofrimit të kushteve teknike të nevojshme për mbarëvajtjen e punës, ESHR me sukses e realizoi programin e vet dhe rezultatet i përmblodhi në Raportin Vjetor për vitin 2021.  

Me këtë rast, para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgoi mesazh se misioni i secilit Institucion Suprem i Revizionit është të kontribuoi për menaxhim të shëndosh financiar me mjetet publike dhe kujdesin për financat publike nëpërmjet dhënies së rekomandimeve të qarta efektive deri te subjektet lëndë të revizionit, me qëllim avancimin  e menaxhimit si vizion dhe mision themelor ESHR-së. 

Në Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit janë përmbledhur gjithsej 1.170 gjendje të konstatuara, 654 rekomandime për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara nga gjithsej 109 raporte përfundimtare të revizionit të publikuara.  

Në fund të fjalimit të tij, Kryerevizori shtetëror theksoi se duke i rishikuar rezultatet nga puna e ESHR-së dhe kontributi në shoqëri, beson fuqishëm se Ligji i ri i revizionit shtetëror do të miratohet në periudhën e ardhshëm dhe në të njëjtën kohë do të sigurohet konstituimi Kushtetues i ESHR-së si Institucion Suprem i Revizionit.

 

https://www.youtube.com/watch?v=a7YbGJpzhoc