dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Të pathënat juridike për mbështetjen e inovacioneve

09.03.2023
Слика
ФИТР

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet
-

Shkup 09.03.2023

 

Të pathënat juridike për mbështetjen e inovacioneve

Është e nevojshme përsosja e programeve për punën e FIZHT me indikator vlerësues sipas instrumentit, në kuadër të mjeteve të aprovuara buxhetore dhe vendosjes së bazës së centralizuar me të dhëna për mbështetjen financiare 

 

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të pajtueshmërisë me temë ,,Mbështetje financiare (grante kofinanciare) për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për inovacion dhe zhvillim teknologjik’’ te Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik në pajtim me Programin Vjetor të Punës për vitin 2022 për periudhën 2019 - 2021.     

Me revizionin e kryer janë konstatuar aktivitete të padefinuara dhe mosharmonizim me aktet normative, strategjike dhe politikat e përcaktuara nga aktiviteti inovativ, përkatësisht:

  • nuk është kryer azhurnimi i Statutit të FIZHT me ndryshimet e rregullativës ligjore, të cilat rregullojnë kompetencat dhe periudhën e angazhimit të Këshillit Drejtues, detyrimet dhe përgjegjësitë e drejtorit, mandatin e Komitetit për aprovimin e investimeve, afatin e miratimit të vendimit nga ana e Komitetit, mënyrën e përcaktimit të kompensimeve të Komitetit dhe etj. gjendje e cila udhëzon në përpëasje të akteve të miratuara me dispozitat e Ligjit për veprimtari inovative;
  • zbatim të aktiviteteve nga ana e FIZHT, të cilat nuk janë definuar Ligjin për veprimtari inovative dhe nuk janë të harmonizuara me Strategjinë për inovacion 2012-2020, ndërsa janë ndarë me Planin e Qeverisë së RMV-së për rritje ekonomike, për të cilat janë lidhur marrëveshje për ndarjen e mjeteve në shumë prej rreth 596 milion denarë;
  • realizimi jo i plotë i masave dhe aktiviteteve të përcaktuara me Strategjinë për inovacion të RMV-së 2012-2020 dhe Planeve të Veprimit për periudhën 2013-2015, 2016-2018 dhe 2019-2020. Përkatësisht, në kompetencat e FIZHT janë përcaktuar 16 masa, prej të cilëve 7 shtatë masa nuk janë realizuar;
  • mungesë e Strategjisë për specializim të zgjuar, dhe rrjedhimisht nuk është siguruar vazhdimësi e aktiviteteve në veprimtarinë inovative edhe pas vitit 2020, dokumentet strategjik i cili ka ndikim në krijimin dhe realizimin e politikave në fushën e inovacionit, gjegjësisht sigurim i qasjes moderne për zhvillim ekonomik, nëpërmjet ndërlidhjes së komunitetit akademike, sektorit afarist, institucionet qeveritare dhe sektorit qytetarë për zbulimin dhe veprimin e përbashkët në fushat në të cilat shteti ka potencial më të madhe dhe resurse të mjaftueshme për të investuar;     
  • në aktet nuk është përcaktuar afati për lidhjen e marrëveshjeve, ndërsa shfrytëzuesit nuk i dorëzojnë në kohë raportet tremujore dhe raportin përfundimtar për aktivitete e zbatuara më parë.

Është konstatuar nevoja për përsosje të programeve për punë të FIZHT me indikatorët vlerësues sipas instrumentit në kuadër të mjeteve të aprovuara buxhetore dhe vendosjen e bazës së centralizuar me të dhëna për ndarjen e mbështetjes financiare.

Gjithashtu është konstatuar se Programet Vjetore të Punës për periudhën 2019-2021 nuk përmbajnë indikator financiar për mbështetjen e planifikuar financiare sipas instrumenteve të veçanta dhe nuk sigurojnë të dhëna sa nga mjetet janë dedikuar për zbatimin e masave dhe instrumenteve nga viti aktual, dhe sa janë dedikuar për pagesën e detyrimeve të transferuara nga vitet e kaluara.  

Me analizën e kryer të akteve për sistematizim dhe organizim të vendeve të punës, me revizionin janë konstatuar se të njëjtit nuk përputhen me kompetencat, rendësin dhe madhësinë e punës së FIZHT, gjegjësisht nga sistematizimi i 16 vendeve të punës, janë plotësuar vetëm 8.

Për shkakvëllimit të punës si rezultat i ndryshimeve ligjor, rritjes së buxhetit, orientimeve programore dhe strategjike të zgjeruara të FIZHT, kompetencat e caktuara për zbatimin e PRrE, shtylla 3, në kushte të pamjaftueshme të kapaciteteve administrative, FIZHT vazhdimisht angazhon persona të jashtëm të cilët kryejnë detyrat e punës lidhur me veprimtarinë, për të cilat në periudhën 2019-2021 janë paguar mjete në shumë prej rreth 46 milion denarë.

Viti

2019

2020

2021

Persona të angazhuar me kontratë në vepër- angazhim i vazhdueshëm 

38

45

50

Mjetet e paguara për kontratë në vepër- angazhim i vazhdueshëm (në 000 denarë)

7.544

13.384

19.377

Persona të angazhuar me kontratë në vepër- bashkëpunëtor të jashtëm

16

15

18

Mjetet e paguara për kontratë në vepër- bashkëpunëtor të jashtëm (në 000 denarë)

1.746

2277

1.472

Revizorët vlerësojnë se angazhimi i personave me kontratë në vepër, pavarësisht pëlqimit të dhënë nga ministria kompetente, kontribuonmostransparencë dhe sjellje subjektive gjatë lidhjes së kontratës dhe përcaktimit të shpërblimit mujor për angazhimin e personave në punë të cilët në vazhdimësi janë të angazhuar në FIZHT për një periudhë më të gjatë kohore.     

Sa i përket monitorimit dhe realizimit të mbështetjes financiare nga  Plani për rritje ekonomike, shtylla 3, FIZHT në periudhën 2019-2021 nga shpalljet e thirrjeve publike ka lidhur marrëveshje për 364 projekte, prej të cilave deri me datë 20.05.2022 janë realizuar 93 proekte dhe 258 projekte janë në proces vijues.

Me kontrollin e kryer në realizimin e thirrjeve publike konstatuam se në Vendimet për financimet e miratuara nga Komiteti për aprovimin e investimeve nuk është caktuar afati për lidhjen e marrëveshjeve për ndarjen e mjeteve, ndërsa shfrytëzuesit nuk i dorëzojnë në kohë raportet tremujore/përfundimtare për aktivitetet e realizuara më parë, gjë që kontribuon për zgjatjen e kohës së realizimit të projekteve.

Realizimi i thirrjeve publike të lartpërmendura është paraqitur në grafikun e mëposhtëm:

slika

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu, me revizion është konstatuar se në periudhën 2019-2020, FIZHT ka angazhuar ekspert për vlerësimin dhe dhënien e mendimit profesionist të projekteve nga shpallja e thirrjeve publike për mbështetje financiare, për të cilët janë paguar mjete në shumën totale prej rreth 16 milion denarë. 

FIZHT nuk ka ndërmarrë aktivitete për kategorizimin e eksoertëve të regjistruar në seksionet përkatëse në Regjistrin nga i cili do të përzgjidhen ekspertët sipas sistemit të rotacionit, nuk është formuar Komisioni për vlerësimin e ekspertëve, nuk është miratuar akti për punën e Komisionit dhe nuk kryet testimi dhe intervista për vlerësimin e ekspertëve, në bazë të së cilës do të kryet azhurnimi i listës me numra rendor të ekspertëve të regjistruar në Regjistër.  

Dhënia e mbështetjes financiare është proces i kompleks, ndërsa për monitorim dhe kontroll të realizimit të marrëveshjeve është i nevojshëm kuadr kompetent dhe profesionist, të cilin FIZHT nuk e ka në dispoziciongjatë periudhës së revizionit, për çka nuk mundë t’u përgjigjet detyrimeve të përcaktuara në marrëveshjet e lidhura.  

Për shkak të theksuarës, dhe me synim të përmbushjes në kohë të detyrimeve rrjedhin nga marrëveshjet e lidhura me shfrytëzuesit, projektet e të cilëve janë aprovuar për financim, FIZHT shpall thirrje publik ,,Shërbime për menaxhim me projekte (monitorim)’’. Në periudhën 2019-2021 FIZHT ka lidhur katër marrëveshje kornizë për prokurim të shërbimeve për menaxhim me projektet (monitorim) në shumën totale prej rreth 101 milion denarë.

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]