dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Marrëveshje trelaterale për bashkëpunim për revizion kooperativ

04.03.2023
Слика
Трилатерален договор за соработка за кооперативна ревизија

Institucionet Supreme të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, nënshkruan marrëveshje trelaterale për bashkëpunim për zbatim të revizionit kooperativ të suksesit për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës. 

Ceremonia e nënshkrimit ishte pjesë e mbledhjes së parë rajonale në Shkup, qëllimi i të cilit është thellimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të revizionit të Ballkanit Perëndimor, i cili u iniciua para dy vitesh me mbështetjen e UN Women.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, gjatë hapjes solemnete të ngjarjes ne fjalimin e tij hyrës dërgoi mesazhe dhe pritshmëri të forta nga revizioni  kooperativ me institucionet supreme të revizionit të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe po ashtu theksoi se me aktivitetet e përbashkëta do të ketë kontribut në përmirësimin e punëve dhe gjendjes në krijimin e kushteve të mira për jetesë dhe ekonomi, gjegjësisht përfshirjen e grave nga zonat rurale në tregun e punës.       

Gatishmëri për realizimin e suksesshëm të aktiviteteve në kuadër të revizionit e theksuan edhe  Auditorja e Përgjithsme e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, znj. Vlora Mehmeti Spanca, si dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë,znj. Valbona Gaxha, të cilat shprehën mirënjohjen e tyre për Entin Shtetëror të Revizionit si institucion koordinues të këtij aktiviteti të përbashkët.  

Kryerevizorët shtetëror theksuan rëndësin e këtij bashkëpunimi që do të mundëso shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, të cilat do të përmirësojnë përgjegjësinë ndaj barazisë gjinore dhe fuqizimin e gruas në zonat rurale.