dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Menaxhim joefikas dhe efektiv me rreziqet nga zjarret

02.02.2023
Слика
Насловна заштита од пожари

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediat
-

Shkup, 02.02.2023

 

Menaxhim joefikas dhe efektiv me rreziqet nga zjarret  

Sistemi i vendosur për menaxhimin me krizat dhe mbrojtje nga zjarret nuk siguron kushte për menaxhim efikas dhe efektiv me rreziqet dhe ballafaqimin me zjarret në sipërfaqe të hapur

 Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e suksesit me temë ,,Sistem për menaxhim me krizat dhe mbrojtje nga zjarret’’  në pajtim me Programin Vjetor të Punës me qëllim t’i përgjigjet pyetjes: ,,Nëse sistemi i vendosur për parandalim dhe mbrojtje nga zjarret mundëson ruajtje efektive të mjedisit jetësor, shëndetin dhe jetën e njerëzve?’’

Në periudhën prej 2019 deri më 2021 zjarret që kanë ndodhur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut shkaktuan dëme të mëdha në mjedisin jetësor. Në atë periudhë është djegur sipërfaqe prej 29.224,51 ha ose 3% nga sipërfaqja e përgjithshme pyjore në shtet dhe masa drusore e shkatërruar prej 594.009,68 m3.       

Nga revizioni i kryer i kornizës ligjore me të cilën rregullohet sistemi dhe politikat kombëtare për parandalimin dhe mbrojtje nga zjarret është konstatuar ritëm i ngadalësuar i miratimit të masave strategjike dhe programatike për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarret, nuk janë paraparë projekte zhvillimore në zonë dhe mungojnë veprimet, aktivitetet dhe procedura me karakter parandalues dhe operativ të cilat duhet ti zbatojnë pjesëmarrësit në Sistemin për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe qasje e pakoordinuar në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar në trajtimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet e tjera. 

Gjegjësisht, nga viti 2018 nuk është miratuar Strategjia Kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim për periudhë pesë vjeçare dhe programe vjetore për mbrojtje dhe shpëtim, në vitin 2019 Qeveria ka miratuar Platformën Kombëtare për zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat, por për të njëjtën, për periudhën që është përfshirë me revizion (2019-2021) nuk është miratuar Plan i Veprimit.

Me Ligjin për pyjet është paraparë detyrim për miratim të Planit Kombëtar për menaxhimin me zjarret në sipërfaqet e hapura, e cila edhe pas 9 viteve nga vendosja e detyrimit për miratimin e tij, nuk është miratuar akoma.

Për zbatimin e Planit Kombëtar, në vitin 2013 duhej të formohet Komiteti Kombëtar, i njëjti nuk është formuar, ndërsa në draft-versionin e Ligjit të ri për pyjet, i cili është hartim e sipër, ky trup nuk është paraparë.

Në pajtim me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim është paraparë detyrim për miratimin e Vlerësimit të rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet e tjera në nivel qendror dhe lokal të përgatitur nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. Revizorët theksuan se Metodologjia e vlefshme për përmbajtjen dhe mënyrën e vlerësimit të rrezikshmërisë dhe planifikimin e mbrojtjes dhe shpëtimit është miratuar në vitin 2006, nuk i kushton vëmendje pjesës për përpunimin e mënyrës dhe procedurës së procesit të hartimit, analizimit dhe vlerësimit të rreziqeve, si dhe nuk përmban kornizë kohore në të cilën është e nevojshme të kryet përditësimi i vlerësimit.    

Detyrimi i ngjashëm ligjor për përpilimin e Vlerësimit të rrezikshmërisë së sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga të gjitha rreziqet është përcaktuar edhe në Ligjin për menaxhimin me krizat dhe revizioni konsideron se është e nevojshme institucionet kompetente të ndërmarrin aktivitete për shqyrtimin e nevojës për ekzistencën e dy metodologjive të ndara për të njëjtit lloj të rreziqeve dhe dy vlerësime të cilët kanë përmbajtje pothuajse identike.      

Platformën Kombëtare për zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat është theksuar se institucionet të cilët janë kyçur në QMK dhe DSHM ,,nuk veprojnë në mënyrë të sinkronizuar dhe se ndërmjet tyre ekziston dualizëm, rivalitet dhe mos koordinim’’ gjatë veprimit në kushtet e krizës, që reflekton në efikasitetin e QMK-së.    

Pikërisht, nuk janë siguruar kushtet e plota për parandalimin dhe paralajmërim të hershëm në rast të zjarrit në sipërfaqe të hapur, veprimi operativ në kohë gjatë shuarjes së tyre, si dhe masat për zvogëlimin dhe rregullimin e pasojave nga zjarret dhe rindërtimin e mjedisit jetësor.    

vitin 2018 është miratuar Rregullore për shenjat e alarmit, mënyrën dhe procedurat e alarmit dhe veprimet e popullatës, por e njëjta nuk është e zbatueshme, nga arsyeja që sistemi për paralajmërim dhe alarm, i cili daton nga viti 1980, nuk është funksional.   

Me revizion janë konstatuar dallimet në vlerën e kompensimeve të parapara Rregulloren për vlerën dhe mënyrën e realizimit të kompensimit të qytetarit në kryerjen e të drejtës dhe detyrimeve në mbrojtje dhe shpëtim, në të cilën janë përcaktuar përqindjet për llogarinë e kompensimit të personave të angazhuara në ekipet për përgjigje të shpejtë në pajtim me titujt të tyre, por nuk është përcaktuar baza mbi të cilën do të llogariten përqindjet e përcaktuara në këtë mënyrë.    

Mënyra e financimit të veprimtarisë së cilën e kryejnë Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit (NJTKZ) ndikon në funksionimin efikas të tyre, ndërsa kuadri ekzistues dhe kapacitetet teknike janë të pamjaftueshme.     

Me revizion është konstatuar se në aktin e sistematizimit të NP ,,Pyjet Kombëtare’’ janë paraparë 250 vende të punës për roje të pyjeve, por për shkak të mungesës së kritereve për sistematizim, disa nga filialet përballen me një numër të pamjaftueshëm të rojeve të pyjeve, ndërsa në një filiale sipas strukturës madhore dhe realizimit të së drejtës për pensionim, vitin e ardhshëm do të mbesin pa roje të pyjeve.   

Gjithashtu në raport me numrin total të zjarrfikësve të paraparë në të gjitha NJTKZ-të është 1.423, ndërsa numri i plotësuar i këtyre vendeve të punës është 994 zjarrfikës. Me revizion është konstatuar se në rregullativën ligjore nuk është përcaktuar numri i zjarrfikësve profesional sipas madhësisë së zonës të cilën e mbulon NJTKZ, niveli i rrezikshmërisë nga zjarret, lloji i objekteve që mbrohen, numri dhe madhësia e njësisë kundër zjarrit në personat juridik dhe numrin dhe madhësinë e njësisë vullnetare kundër zjarrit.   

Trajnimi joadekuat i forcave për mbrojtje dhe shpëtim gjithashtu e zvogëlon efikasitetin e institucioneve në ballafaqimin me zjarret në sipërfaqe të hapur.

Personat të cilët udhëheqin me veprimet e shuarjes së zjarrit detyrohen në afat prej tre muajve duke llogaritur nga dita e marrjes së asaj aftësie të japin provimin profesional për udhëheqës të veprimit e shuarjes së zjarrit dhe shpëtimin e njerëzve dhe pronës në pajtim me Programin për aftësimin e udhëheqësit të veprimit për shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e njerëzve dhe pronës. Provimi mbahet para Komisionit të formuar nga drejtori i DSHM. Në periudhën lëndë të revizionit nuk është formuar dhe nuk ka qenë aktive.  

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për zjarrfikje në vitin 2017, NJTKZ janë decentralizuar  dhe prej MPB-së kalojnë në kompetencat e komunave, me të cilin një pjesë e mjeteve financiare për paga dhe shtesa vazhdojnë të sigurohen nga buxheti i MPB-së, ndërsa nga viti 2019, me Vendim të Qeverisë këto mjete transferohen nëpërmjet llogarisë së MM.    

Në pajtim me detyrimet ligjore është e rregulluar se komunat për secilin angazhim të numrit plotësues të zjarrfikësve mbi numrit ekzistues (pas ditës së hyrjes në fuqi të Ligjit për zjarrfikje) është e detyruar të siguron mjete për pagat e zjarrfikësve nga buxheti personal. Kjo dispozitë ligjore për komunat të cilët realizojnë të hyra më të ulëta është një faktor kufizues gjatë angazhimit të zjarrfikësve dhe mund të ndikon negativisht në rast të nevojës për reagim të shpejtë dhe parandalim në kohë të zjarrit që përhapet në sipërfaqet e hapur.      

Për shkak të mospërputhjeve të konstatuara në respektimin e dispozitave ligjore të cilat i referohen rritjes së pagës të zjarrfikësve profesional për shkak natyrës dhe llojit të punës që e kryejnë, disa nga zjarrfikësit kanë filluar procedurë gjyqësore pranë gjykatave kompetente, të cilët kanë përfunduar me aktgjykim në favor të tyre. Në bazë të kësaj, në periudhën prej 2017 deri më 2022, nga ana e komunave të cilët u përfshinë me revizion në emër të borxhit kryesor, shpenzimet gjyqësore dhe të avokatëve janë paguar pothuajse 148 milion denarë.     

Gjendje të ngjashme revizorët konstatuan edhe në QMK, ku për shkak të mos respektimit të plotë të dispozitave ligjore të cilat i referohen punonjësve të cilët detyrat e tyre të punës i kryejnë në ndërrime dhe kujdestari për të cilat nuk kanë marrë kompensime, janë filluar procedurat gjyqësore para organeve kompetente të cilët kanë përfunduar në favor të punonjësve. Në bazë të kësaj, në periudhën 2020-2021 QMK-ja ka realizuar shpenzime në shumë prej 9 milion denarë, të cilët i referohen borxhit kryesor, interesit dhe përmbaruesve.   

Janë konstatuar dhe dobësi sistematike të cilët i referohen rregullimit jo të saktë të kompetencave për konfirmim të të hyrave të realizuara nga kompanitë e sigurimit, si dhe mungesë të dispozitës për mbikëqyrje të mjeteve të paguara për riprodhim të zgjatur nga ana e subjektit të cilët ekonomizojnë me pyjet në pronësi të shtetit dhe privat dhe subjektet juridike të cilët kryejnë qarkullim me dru. Në bazë të kësaj, me revizion përfunduam se në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk janë paguar 379 milion denarë.    

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]