dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Programi Vjetor për Punën e ESHR-së për vitin 2023

27.12.2022
Слика
ГП за работа на ДЗР за 2023 година

Përfshirja e rritur të fondeve publike të reviduara, forcimi i njohurive dhe aftësive të punonjësve, kryerja e revizionit të suksesit të programeve dhe projekteve të ndryshme në funksion të realizimit të llogaridhënies dhe menaxhimit të mirë, ekzaminimi i rezultateve në aspektin e ekonomisë, efikasitetit dhe efektivitetit të aktiviteteve të sektorit publik, informimi i palëve të interesuara dhe publikut për gjendjet e përcaktuara në raportet përfundimtare të revizionit, janë prioritetet kryesore të përcaktuara në Programi Vjetor për Punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2023, të cilin e miratoi Kryerevizori shtetëror në përputhje me kompetencat e tij ligjore.

Në vitin 2023, Enti Shtetëror i Revizionit planifikon të kryejë gjithsej 78 revizione, nga të cilat 50 kanë të bëjnë me revizionet e rregullshmërisë, 13 revizione të pajtueshmërisë dhe 11 revizione të suksesit, nga të cilat më së paku 4 revizione të suksesit do të kryhen si revizione kooperative në bashkëpunim me ISR-të,  si dhe 4 revizione të zbatimit të rekomandimeve të përfshira në RPR nga periudha e kaluar, të cilat janë paraqitur në Pasqyrën e revizioneve të planifikuara, e cila është pjesë përbërëse e Programit Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2023.

Prioritetet e Entit Shtetëror të Revizionit në vitin 2023 do të jenë:

  • dorëzimi i rezultateve të matshme nga kryerja e revizionit shtetëror në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të revizionit, në interes të qytetarëve dhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • dhënien e rekomandimeve të qarta dhe efektive institucioneve shtetërore dhe të tjera nga sektori publik në avancimin e menaxhimit me mjetet publike;
  • dhënien e kontributit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në përdorimin e mjeteve publike/mjetet e tatim paguesve, dhe me atë edhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve;
  • përcaktimin e gjendjeve të evazionit fiskal, mos pagesa e kompensimeve dhe detyrimeve publike në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • revizion i kontratave të dhënë për PP me theks të veçantë të kontratave të dhënë për PP në kushtet e krizës energjetike;
  • dhënien e udhëzimeve për mënyrën e planifikimit të investimeve kapitale, sigurimi i fondeve të nevojshme dhe përcaktimi i efekteve nga investimet e theksuara, si dhe
  • ndjekja e nivelit të huamarrjes dhe dhënies së kontributit në mënyrën e menaxhimit me financave publike.

Vizioni dhe misioni i Entit Shtetëror të Revizionit mbetet synimi drejt ruajtjes së pavarësisë, etikës dhe ndershmërisë, zbatimit të kompetencave në përputhje me ligjin dhe mandatit, promovimi i objektivitetit dhe transparencës, frymëzimi dhe inovacioni për të dhënë shembullin më të mirë, mbrojtja e interesi publik në funksion të arritjes së nivelit të lartë të besimit nga publiku.

Është e pashmangshme të theksohet se Enti Shtetëror i Revizionit, duke ndjerë nevojën për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjësinë e vet në kuadër të përgatitjes së Programit Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2023 ka dorëzuar njoftim për paraqitjen e kërkesave/propozimeve për kryerjen e revizionit përmes 943 palëve të interesuara dhe vendosi një formular "Kërkesë për revizion" në faqen e saj të internetit, si dhe informacion për paraqitjen e kërkesave/propozimeve në faqen e Facebook.

Në përfundim të ditës së përgatitjes së Programit Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2023, janë pranuar gjithsej 36 kërkesa, prej të cilave pjesa më e madhe janë kërkesat të paraqitura nga NJVL-të (36%), institucionet (25%) dhe në mënyrë anonime (22%). Nga kërkesat e arritura, në kuadër të përgatitjes së Programit Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2023 janë pranuar 13 kërkesa, që paraqet 36% nga totali i revizioneve të përcaktuara.

Линк Programi Vjetor për Punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2023