dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kontrolli i shpenzimeve në gjendje të krizës

26.12.2022
Слика
м-р Максим Ацевски (лево) за време на своето излагање

Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski foli në panel diskutimi lidhur me temën Cost controlling në gjendje të krizës dhe ndikimi në buxhetin e vitit 2023 , të organizuar nga Akademia për Teknologji Informatike dhe Bankare #АБИТ në bashkëpunim me Institutin Gjerman Hajdelberg.

Më datë 22 dhjetor 2022 u organizua një konferencë me temën “Menaxhimi me shpenzimet dhe planifikimi i shkathët në krizë”, , në të cilën morën pjesë përfaqësues të lartë dhe ekspertë të institucioneve publike dhe private nga vendi dhe jashtë vendit.

"Kontrolling - burimi i vetëm i së vërtetës!   Kontrolli është përgjegjës për cilësinë e informacionit / dhe nga ana tjetër, menaxhmenti është përgjegjës për një vendim cilësor bazuar në informacionin nga kontrolli!   Kontrolling – vend ideal në subjektin juridik që duhet të jetë një fidanishte njohurish, rritjeje të njohurive dhe aftësive në të gjitha nivelet e menaxhmentit me çka do të sigurojë përmirësimin e punës së tyre, puna e subjektit juridikë dhe arritjen e qëllimeve të tyre, ndërsa në të njëjtën kohë dhe përmirësimi i shoqërisë” theksoi ndër të tjera Kryerevizori shtetëror Acevski në prezantimin e tij.

Kryerevizori shtetëror, duke iu referuar sukseseve dhe rezultateve të përfshira në Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2021, në konferencë theksoi rolin, misionin dhe angazhimin e ESHR-së për të kontribuar në menaxhimin e shëndoshë financiar me fondet publike,  kështu që nga këtu duke mbajtur kujdes për fondet publike dhe duke dhënë rekomandime të qarta dhe efektive me të cilët kontribuojnë për avancimin e menaxhimit me të njëjtit.

Në këtë ngjarje u prezantuan edhe rezultatet nga hulumtimi i ri - studimi evropian nën veprimin e mentorit të shkollës së Frankfurtit, me temë: "Kontrolli/Menaxhimi me organizatën e kontabilitetit të njësive të decentralizuar", në bashkëpunim me Hays dhe ICV.