dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Roli i ESHR-së në luftën kundër korrupsionit

23.12.2022
Слика
Панел дискусија борба против корупцијата

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, mori pjesë në panel diskutimin me temën Profesioni i kontabilitetit dhe i revizonit kundër korrupsionit dhe mashtrimit, nën organizimin e Katedrës së Kontabilitetit dhe Revizionit në Fakultetin Ekonomik pran Universitetit të Shën “Kirili dhe Metodij” në Shkup në bashkëpunim me Institutin e Revizorëve të Autorizuar të RMV (IRARMV).

Në prezantimin e tij me temën Roli i institucioneve në luftën kundër korrupsionit, Kryerevizori shtetëror theksoi rolin e Entit Shtetëror të Revizionit në luftën kundër korrupsionit, kontributin e revizionit shtetëror në forcimin e sistemeve për menaxhimin financiar të institucioneve publike dhe matjen efektive të rezultateve, me qëllim krijimin e mjedisit parandalues në luftën kundër korrupsionit dhe llojeve të tjera të veprimit të gabuar.

Enti Shtetëror i Revizioni i kushton rëndësi të madhe transparencës, llogaridhënies dhe rolit të tij informues, nëpërmjet publikimit në kohë dhe publik të raporteve të revizionit dhe ndarjes së tyre me një numër të madh të palëve të jashtëm të interesuar (lista e mejlingit prej 943 palë të interesuara), me qëllim ngritjen dhe forcimin e ndërgjegjes publike për veprimet të kundërligjshme. Në këtë drejtim, nga monitorimi i kryer për vitin 2022 nga Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë te Informacioni me karakter publik, ESHR është vlerësuar si institucion me nivel të lartë të transparencës, i cili gjendet në vendin e 13-të nga gjithsej 120 institucione lëndë të hulumtimit.

Gjithashtu angazhohet dhe të përmirësojë vazhdimisht metodologjinë për identifikimin dhe luftën kundër parregullsive, duke drejtuar fokusin njëherazi edhe në trajnimin e punonjësve të tij, për të rritur aftësitë dhe njohuritë e tyre për të identifikuar dhe vlerësuar parregullsitë e mundshme. Në rrjedh është procesi i certifikimit të standardeve ndërkombëtare ISO 37001 Standardi Ndërkombëtar për vendosjen e sistemit për luftë kundër korrupsionit, ISO 27001 Sistemi për menaxhim me sigurinë e informacionit, ISO 9001 Standardet Ndërkombëtare të sistemeve për menaxhim me cilësi.

Kryerevizori shtetëror po ashtu theksoi edhe bashkëpunimin me institucionet kompetente dhe veprimet e tyre në drejtim të rruajtjes së fondeve publike dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve, ndërsa me këtë edhe besimin më të madh në institucionet publike.

Në panel diskutimin morën pjesë edhe përfaqësues nga Fakulteti Ekonomik, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.