dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim dypalësh në Republikën e Serbisë

16.12.2022
Слика
Билатерална средба во Република Србија

Më datë 14 dhe 15 dhjetorë të 2022, u mbajt takim dypalësh ndërmjet përfaqësuesve të Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Institucionit Shtetëror të Revizionit të Serbisë. 

Në takim, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe kryetari dhe revizori i përgjithshëm shtetëror i ISHR-së, dr. Dushko Pejoviq, theksuan kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve të revizionit, si dhe rezultateve të arritura nga zbatimi i revizionit paralel.

Ekipet e revizorëve i ndanë rezultatet dhe përvojat e veta nga zbatimi i revizionit paralel të suksesit me temën ,,Zhvillimi i barabartë rajonal me theks të veçantë të demografisë’’.

Në takim u përcaktua korniza kohore për përpilimin e raportit të përbashkët nga revizioni paralel, ndërsa njëherazi u shqyrtuan edhe propozimet për revizionin paralel e cila duhet të zbatohet në periudhën e ardhshme.