dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Forcimi i partneritetit ndërmjet institucionet e revizionit

01.12.2022
Слика
Средба со Потпретседателот на Собранието на Република Северна Македонија г. Горан Мисовски и со Генералниот секретар г-ѓа Цветанка Иванова

Enti Shtetëror i Revizionit është nikoqir i delegacioneve të institucioneve supreme të revizionit të Mbretërisë së Norvegjisë dhe Republikës së Shqipërisë, me të cilët gjatë javës nëpërmjet aktiviteteve të shumta shkëmbyen mendime dhe ideja për skecizimin e rreziqeve në fushat e ndryshme të bashkëpunimit, me qëllim forcimin e partneritetit dhe kapacitetit të institucioneve.      

Përfaqësuesit e të tre institucionet të revizionit të udhëhequr nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, dr. Arben Shehu dhe udhëheqësi i seksionit ndërkombëtar të Zyrës së Kryerevizorit të Norvegjisë, z. Oivind Berg Llarsen realizuan takim me Zëvendëskryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Goran Misovski dhe me Sekretarën e Përgjithshme znj. Cvetanka Ivanova.

Në takim u diskutua për strukturën sistematike dhe organizative të institucioneve të revizionit, bashkëpunimi me Kuvendin, si dhe praktika e shqyrtimit të raporteve të revizorit në komisionet parlamentare dhe në seancën plenare në dhomat ligjvënëse.

Gjatë ditës, Kryerevizorët shtetëror z. Acevski dhe z. Shehu, nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy institucionet me të cilën parashikohen aktivitetet e përbashkëta në periudhën e ardhshme, dhe në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të deritanishëm të Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë.