dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Vizitë studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

17.11.2022
Слика
Студиска посета во Соединетите Американски Држави

Delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit, i kryesuar nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendëskryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, në periudhën 13-17 nëntor qëndroi për vizitë studimore në Vermont të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

Kjo vizitë studimore u zbatua në organizimin dhe me mbështetjen e Institutit Nacional për Demokraci (NDI), me qëllim të avancimit të marrëdhënieve institucionale dhe përforcimit të mbikëqyrjes së mjeteve publike nga ana e pushtetit ligjvënës përmes bashkëpunimit me revizionin shtetëror.

Në takimet e punës, delegacioni shkëmbeu përvoja dhe praktika në më shumë fusha lidhur me marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet revizionit shtetëror dhe pushtetit ligjvënës dhe ekzekutiv në nivel lokal dhe shtetëror, si dhe bashkëpunimin me organizatat joqeveritare.

Gjatë vizitës studimore u realizuan takime me përfaqësuesit e zyrës së përbashkët fiskale dhe një grupi ligjvënësish nga Dhoma e Poshtme dhe Senatit, përfaqësuesit e Zyrës së Senatorit Patrik Lihi, Senatorja Kesha Ram Hinsdejl, Zëvendësguvernatorja Moli Grej. Në takimet e mbajtura u shkëmbyen përvojat në pjesën e rëndësisë së revizionit në mbështetjen e pushtetit ligjvënës dhe ekzekutiv, mënyrën e ndarjes së mjeteve për realizimin e prioriteteve dhe programeve buxhetore efektive, integrale dhe transparente, si dhe bashkëpunimin me organizatat qytetare joqeveritare, siç është Këshilli për Burimet Natyrore të Vermontit.

Në kuadër të vizitës studimore, delegacioni realizoi takim me revizorin shtetëror të Vermontit, Dag Hofer, në të cilin u shkëmbyen përvojat mbi rolin e Zyrës së Revizorit Shtetëror dhe sistemin e vendosur të revizionit shtetëror në vend. Nëpërmjet përdorimit të shërbimeve të jashtme për zbatimin e revizioneve financiare dhe sigurimin e funksionit kontrollues të cilësisë së këtyre revizioneve të kryera nga ana e Zyrës së Revizionit Shtetëror të Vermontit, pjesa më e madhe e aktiviteteve të revizionit shtetëror janë të orientuar drejt zbatimit të revizioneve të suksesit. 

Në takimin me Komisarin e financave dhe menaxhmentit Adam Greshin, u shkëmbyen përvoja në pjesën e sigurimit të harmonzimit, transparencës dhe llogaridhënies buxhetore efektive lidhur me menaxhimin financiar të shtetit.  

Në takimin me Zyrën e Përgjegjësisë së Qeverisë (GAO) u siguruan informacione mbi rolin, kompetencat, mënyrat e zbatimit të revizioneve të GAO-së, veçanërisht lidhur me hetimet e mashtrimit dhe korrupsionit dhe revizionet e suksesit, si dhe marrëdhëniet me Kongresin e SHBA-së.  

Me qëllim që të fitojnë përvojë lidhur me rolin e pushtetit lokal dhe bashkëpunimin me revizionin shtetëror, delegacioni i ESHR-së realizoi takim edhe me përfaqësuesit e qytetit të Berlingtonit dhe me Gardën Nacionale të Vermontit, duke pasur parasysh marrëdhëniet e vendosura përmes Programit të Partneritetit Shtetëror të SHBA-së.

Enti Shtetëror i Revizionit do ta thellojë bashkëpunimin me Institutin Nacional Demokratik, si aktivitet që parashikohet edhe në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar paradokohe ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit të RMV-së.