dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Janë dhënë 75,5 milionë euro ndihmë shtetërore

27.10.2022
Слика
Индустриски зони

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

- Njoftim për mediumet-        

Shkup, 27.10.2022

Janë dhënë 75,5 milionë euro ndihmë shtetërore

Në periudhën 2017-2021, Drejtoria për ZZHTI ka ndarë ndihmë shtetërore në shumë totale prej 75,5 milionë euro, nga të cilat 37,5 milionë euro janë mjete të paguara drejtpërdrejt  nga Buxheti i RMV-së, ndërsa 38 milion euro janë lirime tatimore dhe doganore

 

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e pajtueshmërisë me temë ,,Zhvillimi dhe puna e zonave të zhvillimit teknologjike industrial'' me të cilën u përfshinë çështje të lidhura me kushtet, mënyrën dhe procedurën për themelimin, zhvillim, punë dhe kryerjen e veprimtarisë së ZZHTI -së, analizimi i lehtësimeve për investime në RMV si dhe përgjegjësit dhe mënyra e punës së Drejtorisë, e cila në emër të Qeverisë së RMV-së menaxhon me zonat.

Zonat të zhvillimit teknologjike industrial (ZZHTI) janë formuar për të krijuar kushte për investime nga ana e personave fizik ose juridik, të huaj ose të brendshëm të cilët duhet të kontribuojnë për zhvillimin e teknologjisë bashkëkohore me vendosje prodhimtarisë fitimprurëse ekonomike dhe përdorimin efikas të resurseve, si dhe zbatimin e standardeve më të larta ekologjike. Misioni i Drejtorisë së ZZHTI-së është që RMV-ja të rritet në qendër afariste ndërkombëtare në Evropën Juglindore me oferta shumë cilësore infrastrukturore në ZZHTI dhe shërbime cilësore, me qëllim zhvillimit rajonal të barabartë në vend.

Qeveria e RMV-së ka themeluar 14 (katërmbëdhjetë) ZZHTI. Në periudhën e kryerjes së revizionit 8 (tetë) ZZHTI janë në funksion, prej të cilëve për ZZHTI-në në Tetovë është lidhur marrëveshje për Partneritete Privat Publik (PPP). Jooperative janë 5 (pesë) ZZHTI-së, një ZZHTI- Rankovce është e tjetërsuar, ndërsa aktivitete kanë filluar për themelimin e 3 (tri) ZZHTI të reja. Në bazë të Ligjit për zona të gjelbra industriale, Qeveria e RMV-së ka themeluar 3 (tri) zona Industriale (ZI) prej të cilave operative është ZI Kosel.

Revizioni vë në dukje se investimet e huaja në ZZHTI kanë ndikime pozitive për ekonominë në RMV dhe atë nëpërmjet vendosjes së bizneseve dhe prodhimeve të reja të cilat mund të tërheqin edhe kompani të tjera në ZZHTI, uljen e papunësisë, transmetimi e njohurive për teknologjitë e reja në prodhim dhe menaxhimin korperativ, promovimi i eksportit në nivel nacional, rritjen e profitit dhe tregtisë te kompanitë vendase, krijimin e potencialit për ristrukturim të shpejtë të industrive në rajon dhe transformimin e ekonomisë në eksportues të mallrave dhe shërbimeve.

Tërheqja e investimeve të huaja në RMV është rregulluar me më shumë ligje  dhe akte nënligjore, ndërsa kompetencat janë  shpërndarë në disa organe shtetërore: Qeveria së RMV-së, Drejtoria për ZZHTI, Agjencia për investime të huaja dhe promovimin e eksportit në RMV, Komisioni për mbrojtje të konkurrencës dhe komunat.

Dhënia e ndihmave shtetërore është rregulluar me rregullativën ligjore komplekse, gjatë së cilës me revizion është konstatuar se dispozita të përcaktuara juridike nuk janë precize, nuk janë miratuar akte nënligjore, ndërsa shpërndarja e përgjegjësive në disa organe shtetërore, e vështirësojnë kontrollin dhe koordinimin dhe nuk mundëson paqyrë të plotë të totalit të ndihmës shtetërore të dhënë për shfrytëzues në vend.  

Me analizat dhe revizionin e kryer të Programeve Vjetore të Qeverisë së RMV-së në periudhën 2017-2022, konstatuam se aktivitetet për tërheqjen e investimeve të huaja në këtë periudhë nuk janë kyçur në prioritetet strategjike të Qeverisë së RMV-së dhe për të njëjtën nuk është miratuar Strategjia për tërheqjen e investimeve të huaja, siç parasheh Ligji i Qeverisë së RMV-së.

Ndihma shtetërore ndahet si skemë për ndihmë ose ndihmë individuale për të cilën është e nevojshme miratim nga Komisioni për mbrojtje të konkurrencës. Në periudhën 2017-2021, Drejtoria ka ndarë ndihma shtetërore në shumën totale prej 4.641.728 mijë denarë (75,5 milion euro), nga të cilat drejtpërdrejtë nga Buxheti i RMV-së janë pagur mjete në shumë prej 2.307.195 mijë denarë (37,5 milion euro). Vetëm në vitin 2021, shuma totale e ndihmës shtetërore të ndarë është 1.504.576 mijë denarë (24,5 milion euro), nga të cilat drejtpërdrejtë nga Buxheti i RMV-së janë pagur mjete në shumë prej 731.842 mijë denarë (11,9 milion denarë),  ndërsa lirimet doganore dhe tatimore janë 772.734 mijë denarë (12,6 milion euro).    

grafikon 1

Ndihma shtetëror të paguara në periudhën 2017-2021

Në raport është konstatuar se me Ligjin për kontroll të ndihmës shtetërore si dhe dekretet e miratuara nga Qeveria e RMV-së nuk janë përcaktuar kritere transparente dhe më të përafërta për përcaktimin e shumës së ndihmës individuale (numrit të investimeve të huaja, numrit të punësuarve, investimeve të kryera dhe kritere të ngjajshme), me çka ndihma shtetërore ndahet pa vlerësim të përfitimit për të përcaktuar shumën e saj, pa metodologji të përcaktuar për dhëninen, si dhe me negocim ndërmjet personave të autorizuar në Drejtori dhe shfrytëzuesit të ndihmës individuale.    

grafikon 2

Investimet në ZZHTI dh ZI

Investimet infrastrukturore në zonat janë nën kompetenca të Drejtorisë, e cila në pajtim me Ligjin për ndërtim, ka marrë miratim për ndërtim për gjithë zonën si tërësi funksionale. ZZHTI-ja dhe ZI janë themeluar në toka në pronësi të RMV-së me sipërfaqe totale prej 847 ha, prej të cilave 512 ha janë sipërfaqe shfrytëzuese (parcelë për dhënien me qira shfrytëzuesve), ndërsa me qira afatgjatë janë dhënë 153 ha ose 30% nga sipërfaqet totale shfrytëzuese.

Investimet e kryera nga Drejtoria në të gjitha zonat në RMV me gjendje 31.12.2021 janë vlerësuar në shumën totale prej 6.152.930 mijë denarë (rreth 100 milion euro).

Është konstatuar se Drejtoria nga ministria kompetente merr miratim për shfrytëzim pasi të jetë ndërtuar e gjithë zona, dhe për këtë arsye për pjesët e ndërtuara individuale nuk mundë të bëhet pranim teknik dhe të merret miratim për shfrytëzim. Kjo situatë ka bërë që disa nga projektet investuese të realizuara në zonat, në periudhën 2007-2021, në librat afariste të Drejtorisë, të kenë status të mjeteve materiale në përgatitje edhe pse të njëjtit shfrytëzohen. Vlera e vlerësuar e tyre në fund të vitit 2021 është 2.677.763 mijë denarë, që paraqet 43,50% nga investimet totale të kryera të Drejtorisë në zonat.

Si rezultat i mos miratimit të dokumenteve programuese dhe strategjike, sipërfaqe prej 153 ha ose 30% të sipërfaqes totale shfrytëzuese në periudhën 2012-2021 nga Qeveria e RMV-së janë themeluar zona të cilat nuk janë vendosur në funksion dhe nuk janë operative dhe në të cilat nga buxheti i Drejtorisë janë investuar mjete për infrastrukturën e brendshme themelore dhe shpronësimin e  tokave në shumë totale prej 393.686 mijë denarë ose 6% nga investimet totale. Investimet më të mëdha në zonat jofunksionale janë kryer në Gjevgjeli, Delçevë dhe Kratovë.

Në bazë të Vendimit të Qeverisë së RMV-së me PPP është themeluar ZZHTI Tetovë, me çka kontrata për PPP me partnerin privat është lidhur për 96 vjet, ndonëse me rregullativën ligjore është përcaktuar periudha maksimale të jetë 35 vjet, duke llogaritur nga dita e lidhjes së kontratës. Me kontratën për PPP, partneri publik është i obliguar të siguron njësi profesionale për menaxhimin me projektin në kohëzgjatje të plotë të kontratës e cila njëkohësisht ka përfaqësues të vetë të partnerit privat dhe trup kontaktues për partnerin privat.    

Drejtoria në ZZHTI Tetovë ka caktuar 7 persona, të cilët nuk kanë obligime pune dhe nuk kryejnë aktivitete të lidhura me realizimin e kontratës për PPP, dhe as nuk janë anëtarë në njësinë e theksuar profesionale, obligimi i të cilit është të kryej mbikëqyrje dhe të ndihmon në sigurimin e implementimit të suksesshëm të projektit. Këto gjendje ndikojnë në ligjshmërinë dhe rregullshmërinë e kontratës së lidhur për PPP dhe monitorimin e realizimit të tyre.

Në vitin 2015, në bazë të Vendimit të miratuar për fillimin e procedurës për tjetërsimin e tokës ndërtimore nga Qeveria e RMV-së, është lidhur kontratë për tjetërsim të tokës ndërtimore të ZZHTI Rankovce. Me kontratën ishte paraparë ndërtimi i infrastrukturës së brendshme tërësisht në kuadër të zonës, në afat jo më gjatë se 92 (nëndhjet e dy) muaj nga solemnizimi i kontratës dhe realizim të minimum 2.000 punësimeve të reja. Për shkak të mos fillimit të ndërtimit në afatin e paraparë, me Aktvendim nga marsi i vitit 2019, Aprovimi për ndërtim në ZZHTI Rankovce është shpallur i pavlefshëm me çka dispozitat nga kontrata nuk janë realizuar. Me revizionin konstatuam se te blerësi/investitori janë bërë numër i madh të ndryshimeve statusore, dhe ndër të tjerat është ndryshuar edhe emri i kompanisë. Në prill të vitit 2021 për kompaninë është hapur procedurë e falimentimit dhe e njëjta nuk disponon me pronë për arkëtimin e dënimit kontraktues të paraparë me kontratë.

Drejtoria nuk ka ndërmarrë masa për arkëtimin e dënimeve të kontraktuara dhe kthimin e tokës, në pajtim me afatet në kontratë, gjegjësisht deri më 28.10.2022, afati në të cilin blerësi mund të kërkonte përsëri aprovim për ndërtim. Revizioni theksoi se Drejtoria në ZZHTI Rankovce ka kryer investime fillestare për përshtatjen e tokës, dokumentet e projektit, rrugët e brendshme dhe aktivitete të ngjashme, të cilat sipas situatave kohore të dorëzuara nga kontraktuesit janë 21.351 mijë denarë, ndërsa në pajtim me evidencën e kontabilitetit është evidentuar shuma prej 4.715 mijë denarë.  

Kjo gjendje tregon se blerësi nuk i ka përmbushur dispozitat e kontratës, për çka nuk janë arritur qëllimet të cilat duhet të kontribuojnë për rritjen e investimeve dhe punësimeve në RMV në atë rajon, si dhe pasiguri dhe pamundësi të arkëtimit të dënimit kontraktues të paraparë në kontratë për tjetërsimin e tokës ndërtimore.

ZZHTI Rankovce është rast i vetëm ku në bazë të ndryshimeve të rregullativës ligjore, është kryer tjetërsimi i tokës, ndërsa te ZZHTIe tjera në vend, toka jepet me qira afatgjatë.

Drejtori i Drejtorisë nuk ka emëruar persona të autorizuar nga radhët e të punësuarve të cilët do të mbikëqyrnin ZZHTI dhe shfrytëzuesit, si është paraparë në Ligjin e ZZHTI-së që mund të ndikon në kontrollin, zbulimin dhe parandalimin e parakohshëm në rast të funksionimit të paligjshëm të shfrytëzuesve dhe rrit rrezikun nga puna e shfrytëzuesve veçanërisht  në pjesën e kryerjes së veprimtarisë në zonat të cilat janë të ndaluara dhe të cilat mundë të kontrollohen ekskluzivisht me inspektim në vend.

Në pajtim me rregullativën, themeluesi i zonës është i detyruar ta rrethoj, rregulloj dhe shënoj hapësirën e zonës dhe të siguron pa kompensim hapësira të nevojshme për punën e organit doganor. Konstatuam se vetëm në ZZHTI Shkup 1, Drejtoria Doganore ka vendosur mbikëqyrje doganore me zyrë doganore të hapur, ndërsa në zonat e mbetura si dhe zona e themeluar me PPP në Tetovë shfrytëzojnë shërbime nga zyrat doganore më të afërta cilat zakonisht janë lokalizuar në qytetin më të afërt, respektivisht në vetë zonat nuk është vendosur mbikëqyrje doganore.

Me revizionin është konstatuar se është rritur rreziku nga keqpërdorimet dhe gabimet e mundshme gjatë mbikëqyrjes doganore, veçanërisht duke pasur parasysh largësinë e disa zyrave doganore në RMV nga zonat, dhe duke marrë parasysh faktin se numri i shfrytëzuesve në vitin 2022 është rritur, e me këtë edhe fitimi i mallrave të cilat hyjnë dhe dalin nga zonat të cilat janë të liruara nga TVSH-ja gjatë importit në vend si dhe tatimeve doganore.

Me revizion është konstatuar se Drejtoria angazhon persona me kontratë në vepër numri i të cilëve gjatë viteve ka ndryshuar. Në periudhën e kryerjes së revizionit, aktive janë 72 kontrata vepër, respektivisht numrit të personave të angazhuara me kontrata vepër është pothuajse i barabartë me numrin e personave të punësuar të rregullt (85), dhe gjysma nga kontratat janë lidhur me personat të cilët më gjatë se 24 muaj janë angazhuar nga Drejtoria. Kjo gjendje paraqet rrezik për kryerjen e vazhdueshme dhe cilësore të obligimeve të punës për shkak të karakterit kohorë të angazhimit të tyre.

grafikon 3

Ky revizion është zbatuar si pilot revizion në kuadër të tvining projektit me institucionet supreme të revizionit të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kroacisë, të financuar me mjete nga BE.

Revizioni ka përfshirë periudhën kohore 2015-2021, por disa fusha, çështje, ngjarje dhe analiza të caktuara janë përfshirë para vitit 2015 dhe më pas deri në ditën e njoftimit për revizionin e përfunduar.

Ligjin për zona zhvillimore industriale teknologjike, Ligji për kontroll ndihmës shtetërore, Ligji për zona gjelbra industriale, Ligji për themelimin e Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit të RMV-së dhe Ligji për mbështetje financiare të investimeve