dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Rezultatet, aktivitetet dhe mësimet e marra nga tvining projekti

18.10.2022
Слика
Kонференцијата за презентирање на подобрувањата на законодавните, стратешките и методолошките акти на ДЗР, како и научените лекции од пилот ревизиите и алатките за комуникација

Rezultatet dhe aktivitetet e arritura në kuadër të tvining projektit "Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrja parlamentare" i zbatuar nga Enti Shtetëror i Revizionit dhe Institucionet Supreme të Revizionit të Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Bullgarisë, ishin fokusi kryesor i konferencës në të cilën u prezantuan përmirësimet e akteve legjislative, strategjike dhe metodologjike të ESHR-së, si dhe mësimet e marra nga pilot revizionet dhe mjetet e komunikimit.

Në fjalimin e tij hyrës, Zëvendës Kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi theksoi se Enti Shtetëror i Revizionit në bashkëpunim me tvining partnerët nga Republika e Kroacisë dhe Republika e Bullgarisë shkëmbyen me sukses njohuritë dhe përvojat në lidhje me zbatimin e praktikave dhe standardeve ndërkombëtare më të mira të Bashkimit Evropian

Sesioni i parë i konferencës filloi me prezantimet për aktivitetet e realizuara dhe rezultatet e arritura të liderëve të komponentëve të tvining projektit, të cilët iu referuan akteve strategjike dhe metodologjike të miratuara në bashkëpunim me kolegët nga Institucionet Supreme të Revizionit të Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Në pjesën e dytë të konferencës së mbajtur, ndihmësit e Kryerevizorit shtetëror së bashku me ekspertët e tviningit nga Republika e Kroacisë dhe Republika e Bullgarisë i transferuan dhe ndanë mësimet nga pilot revizionet e kryera dhe atë:

  • Efikasiteti i procesit për marrjen dhe realizimin e mjeteve në kuadër të Instrumentit ,,Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor”;
  • Sistem për menaxhimin me krizat dhe mbrojtjes nga zjarri;
  • Revizioni i rregullshmërisë - Qyteti i Shkupit dhe
  • Plani për rritjen ekonomike të Qeverisë së RMV-së, Shtylla 3 – Mbështetje financiare (grante të bashkëfinancuara) për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për inovacion dhe zhvillim teknologjik.

Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në vend, përfaqësues nga subjektet e reviduara, organizatat qytetare dhe mediume, si palë të interesuara me të cilët Enti Shtetëror i Revizionit bashkëpunon dhe komunikon.