dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Panel diskutimi për shërbimet cilësore të komunave gjatë pandemisë

07.10.2022
Слика
Панел дискусија на тема ЕЛС

Enti Shtetëror i Revizionit në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci (WFD), zhvilluan panel diskutimi me temë "Të ardhurat personale të komunave për të siguruar shërbime cilësore për qytetarët gjatë kohës së pandemisë".

Kjo ngjarje është rezultat i Memorandumit për mirëkuptim dhe bashkëpunimit të suksesshëm midis Entit Shtetëror të Revizionit dhe Fondacionit Westminster për Demokracinë (WFD) në vend.

Diskutimi në këtë panel diskutimi kryesisht ishte fokusuar te prezantimi i informacioneve të marra nga hulumtimi i kryer i mendimit publik për cilësinë e shërbimit të komunave në kushtet e pandemisë, si dhe shkëmbimi i mendimeve dhe informacioneve të lidhura me punën efikase të komunave në kushtet e pandemisë dhe sigurimin e shërbimeve cilësorë për qytetarët.

Znj. Marina Blazevska, Ndihmëse e Kryerevizorit shtetëror prezantoi në temën Të ardhurat personale të komunave për sigurimin e shërbimeve cilësore për qytetarët gjatë pandemisë, znj. Ivana Ivanoviq dhe znj. Jelena Qetkoviq Janeva nga Tim Instituti me analizë të hulumtimit të mendimit publik në bazë të kënaqësisë së qytetarëve nga cilësia e shërbimeve të komunave gjatë kohës së pandemisë dhe z. Borçe Trenovski, profesor në Fakultetin Ekonomik në Shkup, me paraqitjen e tij për temën Të ardhurat personale dhe financimi i komunave në kushtet e pandemisë.

Me këtë rast Kryerevizori shtetëror z. Maksim Acevski potencoi se komunat duhet me përgjegjësi dhe për të mirën e qytetarëve të ndërmarrin aktivitete shtesë për ngritjen e cilësisë së shërbimeve që ofrojnë.

Kryerevizori shtetëror theksoi se hulumtimi sugjeron për nevojën që njësitë e vetëqeverisjes lokale të ndërmarrin masa dhe aktivitete shtesë për rritjen e cilësisë së shërbimeve në pjesën e planifikimit urbanistik, mbrojtjes së mjedisit jetësorë, si dhe në fushat në të cilat kanë kompetenca njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Qytetarët nga komunat presin transparencë, llogaridhënie dhe qeverisje të përgjegjshme, siguri në ofrimin e shërbimeve, vazhdimësi dhe cilësi të shërbimit, disponueshmëri të shërbimeve dhe mbrojtje të shfrytëzuesve.