dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Propozime për kryerjen e revizioneve për Programin Vjetor për vitin 2023

06.10.2022
Слика
Предлози за вршење на ревизии за Годишна програма за 2023 година

Në pajtim me Ligjin e revizionit shtetëror dhe Udhëzimeve për planifikimin vjetor dhe strategjik të revizioneve, Kryerevizori shtetëror miraton Program për punën e Entit Shtetëror të Revizionit në të cilën përcaktohen aktivitetet e revizionit të cilat duhet të realizohen për vitin e ardhshëm kalendarik (vitin 2023). E njëjta dorëzohet deri te Kuvendi i RMV-së dhe publikohet në faqen e internetit të ESHR-së.  

Përkatësisht, Enti Shtetëror i Revizionit në pajtim me nenin 23 të Ligjit për revizion shtetëror, detyrimisht një herë në vit kryen revizion Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të buxheteve të Fondeve në vend.      

Lidhur me subjektet tjera të cilët mund të jenë lëndë të revizionit, të njëjtit janë rregulluar me nenin 22 të këtij ligji dhe kryen në afatet të cilat janë përcaktuar me Programin Vjetor për punën e Entit Shtetëror të Revizionit.  

Gjatë procesit të hartimit të Programit Vjetor për punën e Entit Shtetëror të Revizionit, respektohen kriteret dhe përcaktimet strategjike të parapara në Planin Strategjik për revizion të Entit Shtetëror të Revizionit për vitet 2021-2023, qëllimet strategjike të ESHR-së,  qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të KB-së, kriteret për zgjedhje të caktuara në pajtim me standardet profesionale të INTOSAI-t, metodologjisë për vlerësim nga ana e OECD-SIGMA dhe resurseve të disponeshme për revizion, ndërsa gjithashtu shqyrtohen edhe propozimet e dhëna nga ana e palëve të interesuara si vijojnë:    

  • Kërkesë për revizion nga ana e Kuvendit të RMV-së në pajtim me kriteret për planifikimin vjetor të revizioneve;
  • Kërkesë për revizion nga subjektet kompetente dhe organizatat qytetare dhe
  • Kërkesa/Propozime që burojnë nga interesimi i rritur i opinionit.

Kërkesat/Propozimet e dhëna nga ana e palëve të interesuara mund të pranohen nëse janë në pajtim me Planin Strategjik për revizion ESHR-së, me resurset e disponueshme për vitin në fjalë, si dhe në pajtim me procedurat për përcaktimin e rreziqeve gjatë planifikimit vjetor të revizioneve.   

Duke pasur parasysh se Enti Shtetëror i Revizionit ka filluar me aktivitetet për hartimin e Programit Vjetor të punës për vitin 2023  fton dhe njëherazi i inkurajon të gjitha palët e interesuara të dorëzojnë kërkesat/propozimet e veta për subjektet për të cilat ekziston rritje të interesit publik për kryerjen e revizionit shtetëror dhe konsiderojnë se të njëjtit duhet të përfshihen në Programin Vjetor për punën e ESHR-së për vitin 2023. 

Përgjegjësia, llogaridhënia dhe puna transparente janë vlerat bazë për të cilat në vazhdimësi lufton dhe angazhohet Enti Shtetëror i Revizionit, si Institucion Suprem i Revizionit në vend.

Kërkesat/Propozimet mund të dorëzohen në formë letre deri te Enti Shtetëror i Revizionit (rr. Pavell Shatev nr. 2, Pallati ,,Emanuell Çuçkov’’) ose në mënyr elektronike në faqen e internetit të ESHR-së (https://dzr.mk/contact/barane_za_revizija), më së voni deri më 15 nëntor 2022.