dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune me Zëvendëskryeministrin për çështje evropiane

13.09.2022
Слика
Работна средба со Вицепремиерот за европски прашања

Në drejtim të mobilizimit të institucioneve të përfshira dhe rolit të tyre në skriningun shpjegues të negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, sot në ambientet e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski realizoi takim me Zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështjet Evropiane, z. Bojan Mariçiq.

Kryerevizori shtetëror theksoi gatishmërinë e Entit Shtetëror të Revizionit si Institucion Suprem i Revizionit, i cili me ekspertizën, njohuritë dhe profesionalizmin e tij do të japë një kontribut të rëndësishëm dhe aktiv nëpërmjet përfaqësuesve të tij në skriningun shpjegues, veçanërisht në kapitujt 5 - Prokurime Publike dhe 3.32 - Kontrolli Financiar.

Në takim, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane theksoi nevojën e përkushtimit dhe angazhimit maksimal të të gjitha faktorëve në këtë proces, me qëllim shfrytëzimi të  mundësisë së dhënë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.