dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

3% e institucioneve të lidhura me platformën për interoperabilitet

12.07.2022
Слика
На платформата за интероперабилност се поврзани само околу 3 % од институциите од јавниот сектор

 ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet
-

Shkup, 12.07.2022

 

Rreth 3% e institucioneve  nga sektori publik janë të lidhura me platformën për interoperabilitet

 

Organet e administratës shtetërore nuk janë të harmonizuara me detyrimet për dixhitalizimin e procedurave, interesimi është i vogël për t'iu kyçur platformës, ndërsa ekziston edhe mungesë konstante e personave të punësuar në TI si dhe mungesë të trupit për koordinim dhe monitorimi të zhvillimit

 

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e TI-së si revizion i suksesit me temë  ,,Funksionaliteti i platformës për interoperabilitet ndërmjet institucioneve të sektorit publik”  , në pajtim me Programit Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2021.

Qëllimi i revizionit të kryer është vlerësimi i funksionimit të platformës për ndërlidhjen dhe shfrytëzimin e informacioneve dhe të dhënave ndërmjet institucioneve të sektorit publik në drejtim të shfrytëzimit efikas të platformës.

Platforma për interoperabilitet është faktor i rëndësishëm në procesin e dixhitalizimit. Me revizionin kemi fituar bindje të arsyeshme se është miratuar rregullativa përkatëse ligjore dhe nënligjore për dokumentet elektronike dhe menaxhimin elektronik, por kemi konstatuar mungesë të standardeve të rregulluara juridikisht për sigurinë e TI-së të cilat duhet të zbatohen nga institucionet në RMV. Njëherazi nuk është krijuar trup koordinativ mesë resorëve për të monitoruar zhvillimin e platformës.

Mungojnë dokumentet e miratuara të zhvillimit, strategjitë, planet e veprimit, menaxhimi me rreziqet e TI-së, për shkak të harmonizimit dhe plotësimit në zhvillimin e sistemeve të reja ekzistuese të informacionit të cilat shfrytëzohen në institucionet. Nuk është miratuar ende Strategjia Nacionale e IKT-së 2021 - 2025, nuk janë përcaktuar rreziqet nga mosfunksionimi i platformës dhe plan veprim për tejkalimin e rreziqeve.

Në periudhën e reviduar 2019 – 2021, nuk ka pasur raste të raportuara të ndërprerjes së disponueshmërisë së platformës, por 338 ditë në periudhën e reviduar ose 37% është pa marrëveshje të lidhur për mirëmabjtje të platformës për interoperabilitet.

Në vazhdimësi, vendet e punës për TI plotësohen me 50% nga të sistematizuarit, në kushtet e daljeve të vazhdueshme të kuadrit të trajnuar dhe me përvojë të TI-së. Si rezultat i gjendjeve me kuadrin e TI-së, mungon edhe certifikimi për sigurinë e sistemeve të informacionit të cilët janë ose do të kyçen me platformën për interoperabilitet.

MSHIA nuk kryen kontroll të sigurisë dhe  interoperabilitet të sistemeve të informacionit të cilat organet i shfrytëzojnë nëpërmjet mjedisit të vetëm.                

Edhe pse platforma e vendosur për interoperabilitet  është operative, të njëjtën e shfrytëzojnë një pjesë e vogël e institucioneve, nuk ka kyçje të shfrytëzuesve të rinj, ndërsa shkëmbimi i të dhënave ndërmjet institucioneve dhe trafikut të realizuar të platformës shënon rënie të lehtë. Vlera mesatare për ngarkesën e procesorëve të pikës qendrore të platformës është 6%.

Për shkak të këtyre gjendjeve, çmimi i vetëm i kostos për transmetimin e një porosie në vend që të ulet, e njëjta me kalimin e viteve rritet.

Revizioni i suksesit të TI-së ka përfshirë periudhën 01.01.2019 – 31.12.2021, si dhe ngjarje, çështje dhe fusha të caktuara para dhe më pas deri në ditën e njoftimit të revizionit të kryer.

 

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]