dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Efektiviteti i masave të Qeverisë për barazinë gjinore

11.07.2022
Слика
Ефективност на мерките на Владата за родова еднаквост и соодветни родови буџетски иницијативи

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
-Njoftim për mediumet
-

Shkup, 11.07.2022

 

Efektiviteti i masave të Qeverisë për barazinë gjinore dhe nismat përkatëse buxhetore gjinore

 

Masat dhe veprimtaritë të cilat i ndërmarrin institucionet kompetente nuk janë të mjaftueshme për të siguruar vendosjen efektive të konceptit të mundësive të barabarta për gratë dhe burrat në proceset e krijimit dhe zbatimit të politikave

Qëllimi i vendosjes së konceptit të barazisë gjinore të grave dhe burrave në të gjitha institucionet është të zvogëlohet hendeku midis grave dhe burrave në të gjitha pjesët e shoqërisë, i cili duhet të mbështetet në praktikat më të mira nacionale dhe ndërkombëtare, sepse barazia gjinore është një nga aspektet kryesore për prosperitetin e gjithë shoqërisë dhe detyrim për shtetin që buron nga Agjenda për Zhvillim të Qëndrueshëm 2020 - 2030.

Në drejtim të sigurimit të informacioneve dhe të dhënave të nevojshme se nëse veprimet të cilat ndërmerren nga institucionet kompetente në nivel qendror sigurojnë kushte për avancimin e barazisë gjinore, është kryer revizioni i suksesit me temë ,,Efektiviteti i masave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për barazinë gjinore dhe nismat përkatëse buxhetore gjinore”, për periudhën 2018-2020, dhe jepen gjendjet dhe ngjarjet dhe më pas deri në ditën e raportimit nga revizioni i kryer.

Revizioni i suksesit është kryer me qëllim të vlerësimit të gjendjes së barazisë gjinore në vend dhe institucionet RMV dhe për të kontribuar në rritjen e efektivitetit të procesit të vendosjes së barazisë gjinore, duke konstatuar disa dobësi/paqartësi në ligj dhe rregullativën nënligjore, kompetencat, financimin, ekipimin e kuadrit, komunikimin dhe bashkëpunimin e institucioneve përgjegjëse për vendosjen e barazisë gjinore në RMV, monitorimin e nivelit të realizimit të qëllimeve dhe masave dhe veprimtarive të cilat i ndërmarrin institucionet kompetente për përmirësimin e gjendjes në fushën e lëndës së revizionit.

Gjendja e popullsisë sipas gjinisë:

Zbatimi i aktiviteteve të revizionit dhe sigurimi i dëshmive të revizionit na mundësojnë të shprehim konkluzionin e mëposhtëm:

Masat dhe veprimtaritë të cilat i ndërmarrin institucionet kompetente nuk janë të mjaftueshme për të siguruar vendosjen efektive të konceptit të mundësive të barabarta për gratë dhe burrat në proceset e krijimit dhe zbatimit të politikave, monitorimin e arritjes së qëllimeve të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në të gjitha fazat e ciklit të krijimit të politikave: identifikimi dhe vlerësimi i problemit, buxhetimi, zbatimi, monitorimi, vlerësimi dhe arritja e qëllimeve të Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 2020 - 2030.

Nga institucionet kompetente në RMV në nivel nacional nuk janë zbatuar plotësisht masat dhe veprimtaritë e planifikuara dhe të përcaktuara me miratimin e Strategjisë aktuale për barazinë gjinore, Planet Nacionale për aksion dhe Planet Operative dhe për shkak të mungesës së indikatorëve matës, nuk mund të jetë i plotë monitorimi i ecurisë së përparimit të rezultateve të arritura dhe përmbushjes së qëllimeve specifike. Nga ana e Kuvendit të RMV-së nuk është miratuar Strategjia Nacionale për Barazinë Gjinore 2021 - 2026.

Revizorët konstatuam koordinim dhe komunikim pamjaftueshëm ndërmjet institucioneve kompetente, mungesën e burimeve financiare për implementimin dhe zbatimin e procesit të barazisë gjinore dhe përgjegjësinë buxhetore gjinore. Në nivel institucional është e nevojshme të ndërmerren veprime për ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e barazisë gjinore të personave udhëheqës në institucionet, përmirësimin e ekipimit të kuadrit për zbatimin e procesit të barazisë gjinore, si dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të punonjësve në institucionet për barazinë gjinore.

Gjithashtu, nuk janë të përcaktuara saktësisht veprimet, mënyra se si duhet të zbatohen dhe nuk janë krijuar kushtet e plota për zbatimin e procesit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në të gjitha fazat që përfshin vlerësimin e problemit, buxhetimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin nga ana e institucioneve kompetente në vend.

Në Ligjin për buxhete nuk është rregulluar koncepti i përgjegjësisë buxhetore gjinore dhe nuk janë të harmonizuara ligjet e tjera në fushën e barazisë gjinore, që kontribuon në përmbushjen e parakohshme dhe të plotë të qëllimeve gjinore. Në programet e parapara me deklaratat buxhetore gjinore nuk përcaktohen indikator matës përkatës dhe nuk është kryer sublimimi i rezultateve të arritura dhe progresit me qëllim të miratimit të vendimeve për rrjedhjen e mëtejshme të programeve. Kemi vërejtur mungesë te sistematizimit të vendeve të punës koordinator për barazinë gjinore në ministritë dhe organet më të mëdha të administratës shtetërore, me të cilat nuk është siguruar vazhdimësia në zbatimin e procesit të barazisë gjinore dhe përgjegjësisë buxhetore gjinore.

Revizorët theksojn  nevojën për të forcuar rolin e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, kryerjen e vlerësimit të ndikimit të rregullativës mbi gratë dhe burrat dhe për të zbatuar mbikëqyrjen post-ligjvënëse.

Gjendja e konstatuar ka ndikim në efektivitetin e zbatimit të procesit të barazisë gjinore dhe në dinamikën e ngadalshme në zbatimin e përgjegjësisë buxhetore gjinore nga organet e administratës shtetërore në nivel qendror, i cili synon të sigurojë që fondet e parashikuara dhe të alokuara në mënyrë të barabartë t’i marrin parasysh dhe t’u përgjigjen nevojave, interesave, prioriteteve të grave dhe burrave.

Realizimi i aktiviteteve të nevojshme në fushën që është lëndë e revizionit do të kontribuojë në përmirësimin e barazisë gjinore në RMV, ndërsa me këto edhe i gjithë procesi i barazisë gjinore në RMV. Aktivtetet e revizionit të suksesit kanë për qëllim të ndihmojnë në të ardhmen institucionet kompetente që të fokusohen në përmbushjen e postulateve të vendosura për përmirësimin e gjendjes me barazinë gjinore në RMV.

Me revizionin e suksesit u përfshin: Qeveria e RMV-së - Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së; Kuvendi i RMV-së; Ministria e Punës dhe Politikës Sociale; Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Financave; Ministria e Punëve të Jashtme; Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor; Ministria e Ekonomisë; Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Agjencia për Rini dhe Sport, ndërsa për gjendjen dhe masat e ndërmarra për promovimin e  pjesëmarrjes së barabartë të grave dhe burrave në partitë politike, janë dorëzuar pyetësorë për gjashtë parti politike.

 

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]

Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]