dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Zhvillim i barabartë rajonal me theks të veçantë të demografisë

21.06.2022
Слика
Билатерална средба Ниш

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve Supreme të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë,është duke u zbatuar revizionit paralel me temën "Zhvillimi i barabartë rajonal me theks të veçantë të demografisë"  i cili është aktual dhe veçanërisht i rëndësishëm në rajon dhe më gjerë.

Takimi i parë i punës i anëtarëve të ekipeve të revizorëve nga të dy institucionet u mbajt më 16 qershor në Nish të Republikës së Serbisë, në të cilin u shkëmbyen informacione për aktivitetet e zbatuara në fazën e planifikimit të revizionit. Revizorët biseduan për gjendjet dhe rregullimin normativ në menaxhimin me zhvillimin e barabartë rajonal në të dy vendet, kryesisht në pjesën e:

  • Planifikimit të politikave dhe përcaktimi i qëllimeve prioritare,
  • burimet dhe mënyra e financimit,
  • kapacitetet administrative dhe teknike të institucioneve kompetente,
  • sistemi për koordinim në planifikimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikës për zhvillim të bararabrtë rajonal,
  • transparencën dhe llogaridhënien në procesin e menaxhimit dhe
  • ndikimi i aktiviteteve në gjendjet demografike në të dy vendet.

Pjesëmarrësit në takimin e punës biseduan dhe i përkufizuan aktivitetet e ardhshme për zbatimin e revizionit paralel.