dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kryerevizori shtetëror në takim me Kryetarin e Kuvendit

17.06.2022
Слика
Заедничка фотографија на претставниците од Врховните ревизорски институции на Македонија и Хрватска и Собранието на РСМ

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Kryerevizori shtetëror i Republikës së Kroacisë z. Ivan Klesiç, zhvilluan takim pune në Ohër me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi.

Takimi u organizua me qëllim të mbështetjes aktiviteteve për forcimin e  bashkëpunimit midis Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kuvendit të RMV-së.

Në takimin e mbajtur, Kryetari i Kuvendit të RMV-së dhe krerët e Institucioneve Supreme të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë, diskutuan se si të përmirësohet bashkëpunimi reciprok, duke ndjekur praktikat pozitive të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në periudhën e ardhshme pritet të nënshkruet Memorandumi për bashkëpunim me të cilin do të avancohet bashkëpunimi dhe do të vendosen marrëdhënie profesionale të qëndrueshme dhe efikase midis Kuvendit të RMV-së dhe ESHR-së, me qëllim forcimin e mbikëqyrjes dhe rritjes së efikasitetit dhe transparencës së financave publike.