dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Vizitë bilaterale në ISR të Gjermanisë

14.06.2022
Слика
Билатерална посета на ВРИ Германија

Nga data 07 qershor deri më 09 qershor delegacion i Entit Shtetëror të Revizionit, i kryesuar nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendëskryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, realizoi vizitë bilaterale në Bon të Gjermanisë, në Institucionin Suprem të Revizionit të Gjermanisë.

Në takimet e punës, përfaqësuesit e dy Institucioneve Supreme të Revizionit diskutuan dhe shkëmbyen praktika me përvojë në më shumë tema dhe fusha në konteks të mandatit, rolit dhe përfshirjes së veprimtarive të Institucioneve Supreme të Revizionit, si dhe dixhitalizimin e proceseve të revizionit nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja dhe bashkëkohore.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendëskryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, realizuan takim me Kryetarin e ISRtë Gjermanisë, Kej Sheler në të cilin diskutuan për bashkëpunimin e përbashkët në të ardhmen  të të dyja institucioneve të revizionit dhe shkëmbimin e praktikave të mira në punën nëpërmjet përkufizimit të aktiviteteve afatgjate dhe afatshkurta.

Aktiviteti kyç afatshkurtër ndërmjet dy institucioneve të revizionit u përkufizua si komunikimi i ndërsjellë ndërmjet Institucioneve Supreme të Revizionit dhe Kuvendit dhe shqyrtimi i raporteve përfundimtare të revizionit, ndërsa si aktivitet afatgjatë është planifikuar shkëmbimi i njohurive dhe aftësive të revizorëve shtetëror në fushën e revizionit të procesit të buxhetimit dhe raportimit.