dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Rritja e njohurive dhe aftësive të revizorëve shtetëror

03.06.2022
Слика
Работилница УНДП Струга

Enti Shtetëror i Revizionit investon në vazhdimësi në forcimin e aftësive dhe njohurive të revizorëve shtetëror, nëpërmjet të cilës sigurohet cilësia shtesë në punën dhe ruajtjen e integritetit profesional si institucion që është bartës i progresit në menaxhimin me fondet publike.

Në periudhën nga 31 maj - 3 qershor, punonjësit e ESHR-së morrën pjesë aktive në trajnimin me temën “Revizioni i raporteve financiare në bazë akruale”, i organizuar dhe mbështetur financiarisht nga Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Ligjërues në trajnim janë profesori Atanasko Atanasovski nga Fakulteti Ekonomik - katedra e kontabilitetit dhe revizionit dhe ekspertja nga Republika e Sllovakisë, Lucia Kashiarova nga Ministria e Financave.

Gjatë sesioneve të punës u përfshin më shumë fusha edhe atë:

  • Përkufizimi dhe vlerësimi i stoqeve dhe matja e shpenzimeve;
  • Raport për flukse të parave, metoda direkte dhe indirekte;
  • Politikat e kontabilitetit, ndryshimet në vlerësimet dhe gabimet e kontabilitetit;
  • Amortizimi i mjeteve materiale dhe jomateriale, dhe
  • Rezervimi, detyrimet potenciale dhe mjete të paparapara.

Forcimi i kapaciteteve të Entit Shtetëror të Revizionit në kryerjen e revizionit të raporteve financiare në bazë akruale është në drejtim të zbatimit të suksesshëm të rekomandimeve të përfshira në programin për reforma në menaxhimin me financat publike.