dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Vizitë bilaterale e delegacionit të ISR-së së Malit të Zi

31.05.2022
Слика
Квалитетни дискусии и размена на искуства и мислења на делегациите на двете Врховни ревизорски институции

Enti Shtetëror i Revizionit, dy ditë me radhë ishte nikoqir i delegacionit të Institucionit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Malit të Zi, të udhëhequr nga senatorët Nikola Kovaçeviq dhe Zoran Jeliq.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, Zëvendës Kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi dhe punonjësit e Entit Shtetëror të Revizionit, ju dëshiruan përzemërsisht mirësëardhje homologëve të tyre nga Mali i Zi dhe qëndrim të këndshëm në vendin tonë.

Në fjalën e tij hyrëse, z. Acevski shprehu kënaqësi për vizitën e Institucionit Suprem të Revizionit në shtet, duke theksuar se Enti Shtetëror i Revizionit është e hapur dhe e përgatitur ti ndaj dhe prezantoj të gjitha risit e suksesshme në punë dhe rezultatet e arritura në proceset gjithpërshirëse të revizionit.

Punonjësit e Entit Shtetëror të Revizionit, nëpërmjet prezantimeve dhe diskutimeve me kolegët e tyre, përfshinë tema dhe fusha të ndryshme dhe atë:

  • Komunikimi, transparenca dhe llogaridhënia e Entit Shtetëror të Revizionit;
  • Strategjia e komunikimit si një dokument strategjik e ESHR-së;
  • Mënyrën e paraqitjes së gjendjeve të përcaktuara nga revizionet e kryera;
  • Përgatitja e rezymes nga raportet e revizionit dhe mjetet e komunikimit;
  • Prania dhe promovimi i rrjeteve sociale, si dhe
  • Bashkëpunimi me Kuvendin e RMV-së.

Senatori Kovaçeviq shprehu kënaqësinë për rezultatet e arritura dhe përparimin në punën e Entit Shtetëror të Revizionit, falenderoi për mundësinë e organizimit të këtij takimi bilateral, gjatë së cilës theksoi se:

" Gjithmonë presim me padurim mundësinë për të shkëmbyer mendimet dhe përvojat e ekspertëve me institucionet supreme të revizionit nga rajoni dhe në këtë mënyrë kontribuojmë në zhvillimin e ideve dhe njohurive të reja, e gjitha me qëllim që të përmirësojmë raportimin e përgjegjshëm dhe transparent për publikun."

Përfaqësuesit e Fondacionit për Demokracia Vestminister të të dy vendeve morën pjesë në sesionet e punës, me të cilat Institucionet Supreme të Revizionit zbatojnë veprimtari të projektit pikërisht në fushat e komunikimit, transparencës, llogaridhënies dhe komunikimit me palët e jashtme të interesuara.