dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Fjalim publik dhe paraqitje në meidume

28.05.2022
Слика
Јавно говорење и настап на медиуми

Transparenca, llogaridhënia dhe hapја e Entit Shtetëror të Revizionit në promovimin e rezultateve nga kryerja e revizionit shtetëror, është prioritet i menaxhmentit dhe punonjësve të Institucionit Suprem të Revizionit dhe përkufizim i caktuar strategjik.

Në drejtim të forcimit të aftësive për fjalim publik dhe paraqitje në mediume, punonjësit e ESHR-së morrën pjesë në punëtorinë për fjalim publik dhe marrëdhëniet me publikun, e organizuar nga Fondacioni për Demokraci Vestminster në shtet, si aktivitet në kuadër të projektit "Mbështetje për zbatimin e Strategjisë së Komunikimit të ESHR-së (2020 - 2023).

Ligjëruese e punëtorisë ishte gazetarja me përvojë Snezhana Lupevska Sozen, e cila gjatë takimit dyditor të punës me revizorët i njoftojë me sfidat më thelbësore në komunikimin me mediat dhe gazetarët hulumtues.

Në sesionet e punës u diskutuan dhe shkëmbyen mendime dhe përvoja për shembuj të theksuar të komunikimit me mediat, lajmet e rreme dhe PR-në e krizës si mjet për mbrojtjen e institucionit prej tyre, ndërsa u prezantuan edhe këshilla praktike për fjalim dhe paraqitje të mirë në mediume.

Menaxhmenti dhe revizorët e Entit Shtetëror të Revizionit, patën mundësinë që përmes një ushtrimit për incizim të deklaratës, ti forcojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre për fjalim publik dhe paraqitje në medimue me qëllim që ti prezantojnë sa më mirë aktivitetet e revizionit dhe rezultatet për revizionet e kryera me të cilët arrin vlerën shtuar në shoqëri.