dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Rritja e njohurive dhe aftësive për barazinë gjinore

04.05.2022
Слика
Гораст Николовски како презентер

Në kuadër të aktiviteteve për zbatimin e dispozitave të Memorandumit të nënshkruar për Mirëkuptimit ndërmjet Organit të Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave - UN Women, përfaqësues të Entit Shtetëror të Revizionit, në periudhën prej 27 deri më 29 prill 2022, morën pjesë në punëtorinë me temë "Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, politika gjinore dhe analiza e ndikimit të rregullativës". 

Në punëtori, përveç përfaqësuesve të Entit Shtetëror të Revizionit, morën pjesë edhe përfaqësues të Institucionit Suprem të Revizionit të Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësues të UN Women nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë.

Përvoja, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga zbatimi i revizionit të suksesit me temën “Efektiviteti i masave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për barazi gjinore dhe iniciativat e duhura buxhetore gjinore” i ndanë ndihmësja e KRSH-së, znj. Tatjana Dimitrovska dhe revizori i pavarur, z. Gorast Nikolloski - udhëheqës i ekipit të revizorëve.

Enti Shtetëror i Revizionit është lider në rajon si institucioni suprem i revizionit i cili ka kryer revizionin në këtë temë. Barazia gjinore është një nga aspektet kyçe për prosperitetin e një shoqërie dhe detyrim për shtetin që del nga Agjenda për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030.

Përfundimet e punëtorisë janë të orijentuara drejt intensifikimit të  bashkëpunimit ndërmjet institucioneve supreme të revizionit në rajon, në mënyrë bilaterale ose multiratelare, me qëllim shkëmbimin e përvojave, shkëmbimin e mësimeve dhe këshillave të nxjerra. Është e nevojshme të gjenden modele që mund të frymëzoj dhe promovoj qasje dhe iniciativa të reja në kryerjen e revizioneve, me qëllim përmirësimin e procesit të përgjithshëm të barazisë gjinore në shoqëri.