dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Përmirësimi i komunikimit ndërmjet ESHR, PP dhe KSHPK

04.05.2022
Слика
Тркалезна маса ДЗР, ОЈО и ДКСК

Në organizim të Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Përmirësimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetërore të Revizionit, Prokurorisë Publike të RMV-së dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit''.

Në tryezën e rrumbullakët, ku morën pjesë përfaqësues të Entit Shtetëror të Revizionit, të Prokurorisë Publike dhe të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, u prezantuan përvojat e bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjelltë ndërmjet tre institucioneve, duke theksuar mënyrën e përmirësimit të së njëjtës dhe mënyrën e veprimit në periudhën e mëtutjeshme.

Me fjalim të pranishmëve iu drejtuan z. Kol Radovich - këshilltar ligjor i Ambasadës,  z. Ljubomir Joveski, Prokurori publik i RMV-së, znj. Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHPK-së dhe z. Maksim Acevski, Kryerevizor shtetëror.

Kryerevizori shtetëror z. Maksim Acevski dhe sekretari i përgjithshëm z. Aleksandar Popovski, në diskutimet e tyre iu referuan efekteve dhe përfitimeve nga memorandumet e nënshkruara të bashkëpunimit me të dyja institucionet, si me Prokurorinë Publike, njëjtë edhe me KSHPK-në, dhe mënyrën e realizimit të këtij bashkëpunimi dhe shkëmbimit të informatave.

Në diskutimin e pasur u arrit përfundim për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë, organizimin e vazhdueshëm të aktiviteteve dhe takimeve të përbashkëta edukative në drejtim të rritjes së informimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të të dhënave dhe informacioneve me interes të përbashkët.