dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

427 milionë euro të realizuara për gjashtë paketat e masave ekonomike

29.04.2022
Слика
Владини мерки против Covid - 19

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

-   Njoftim për mediume -

Shkup, 29.04.2022

Për gjashtë pako të masave ekonomike të Qeverisë janë planifikuar 576 milionë euro, ndërsa janë realizuar 427 milionë euro për zbutjen e pasojave të krizës së shkaktuar nga Covid-19

Mungesa e sistemit të integruar të evidencës për realizimin e ndihmës së dhënë financiare, zvogëlimi i transparens dhe llogaridhënies  në zbatimin e masave ekonomike, pamundësia e ndjekjes së plotë efektive për forcimin efikas të ekonomisë së vendit, gjendje kyçe të konstatuara në realizimin, monitorimin dhe efikasitetin e masave ekonomike të qeverisë

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e suksesit me temë ''Masat ekonomike të Qeverisë së RMV-së për menaxhimin me krizën e shkaktuar nga virusi Kovid-19'', në pajtim me Programin Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2021.

Qëllimi i revizionit të kryer është t'i përgjigjet pyetjes "A është siguruar sistemi efektiv i planifikimit, realizimit, monitorimit dhe raportimit të masave ekonomike të miratuara nga shteti për menaxhimin me pasojat e Covid-19".

Për të mbrojtur dhe përballur me pasojat e përhapjes së virusit korona Covid-19, në territorin e shtetit u shpall gjendje e jashtëzakonshme e cila zgjati në periudhën nga 18 mars deri më 22 qershor 2020.

Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe deri në përfundimin e saj, Qeveria e RMV-së fitoi autorizim dhe miratoi 250 Rregullore me fuqi ligjore. Revizioni konstatoi se 43% e totalit të Rregulloreve të miratuara me fuqi ligjore, i referohen ndryshimit të atyre ekzistuese, që kanë ardhur si pasojë e dinamikës së pasigurt në zhvillimin e pandemisë, por edhe tregues se miratimi i rregulloreve është bërë pa planifikim, analizë dhe vlerësim gjithëpërfshirës.

Grafikon 1 - ALB


Sa i përket procesit të planifikimit të masave ekonomike për menaxhimin me krizën dhe pasojat nga virusi Kovid-19, revizorët konstatuan se vendimet për prioritete strategjike të qeverisë së RMV-së për vitet 2021 dhe 2022, ndër të cilat përfshihet edhe prioriteti strategjik ,,Menaxhimi me pandeminë globale të shkaktuar nga virusi korona COVID-19'', janë të përgjithshme, pa cituar aspektet ekonomike konkrete për menaxhimin me pasojat nga kriza ekonomike, pa synime prioritare për realizimin e tyre, si dhe mungesa e dokumenteve afatgjate strategjike për menaxhimin me krizën ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuara nga pandemia.

Për lehtësimin e pasojave nga kriza e shkaktuar nga Kovid-19, Qeveria e RMV-së në periudhën nga 19.03.2020  deri më 20.04.2021 ka miratuar gjashtë pako të masave ekonomike, me të cilat janë përfshirë dhe përkrahur subjektet afariste nga sektori publik dhe privat dhe qytetarët, të ndarë në tre grupe:

  • masat që shkaktojnë reduktimin e të ardhurave buxhetore;
  • masa që kanë një ndikim ekonomik, ndërsa nuk kanë implikime fiskale për Buxhetin e RMV- së dhe
  • masat që shkaktojnë shpenzime, gjegjësisht kanë implikim të drejtpërdrejtë fiskal në Buxhetin e RMV-së, në vlerë totale prej  35.409.940 mijë denarë gjegjësisht rreth  576 milion euro, nga të cilat deri më 29.10.2021 janë realizuar mjete në vlerë totale prej 24.948.428 mijë denarë, gjegjësisht rreth  427 milion euro.

Me kategorizimin e kryer të masave ekonomike të miratuara sipas raportit të tyre, në pajtim me raportin për katër pakot e para dhe të dhënat e dorëzuara nga organet kompetente për pakon e pestë dhe të gjashtë të masave ekonomike, me revizionin e kryer është konstatuar se pjesa më e madhe e mjeteve të realizuara ka të bëj me përkrahjen financiare për pagesën e pagave,  mjeteve të dhënë për  përkrahjen në zhvillimin  dhe forcimin e ekonomisë,  mjete për sektorin social dhe shëndetësor, etj.  

Grafikon 2 - ALB

 

Në raportin përfundimtar të revizionit të publikuar theksohet se ka mungesë të informacionit me të cilën do të konfirmohet se gjatë planifikimit dhe hartimit të gjashtë pakove të masave ekonomike janë kryer vlerësime dhe analiza për ndikimin e mundshëm dhe efektiv të masave në ekonomin në tërësi.

Në lidhje me realizimin, monitorimin dhe vlerësimin e efikasitetit të masave ekonomike  për menaxhimin me pandeminë, revizorët konstatuan mungesë të sistemit integrues të evidencës për realizimin e ndihmës së dhënë financiare, me të cilën zvogëlohet transparenca dhe llogaridhënia për menaxhimin e masave ekonomike, gjegjësisht pamundësia për tu monitoruar kontributi i tyre dhe efektet në tërësi për forcimin dhe stabilizimin efikas të ekonomisë së vendit.

Një pjesë nga masat ekonomike të Qeverisë së RMV-së të cilat nuk shkaktuan shpenzime në Buxhetin e RMV-së, të dedikuara për ndihmë të kompanive, janë linjat kreditore pa interes të cilat gjatë viteve 2020 dhe 2021 janë realizuar nëpërmjet Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut.  Nga të planifikuara 3.473.250 mijë denarë, gjegjësisht 56,5 milion euro, deri më 30.10.2021, janë paguar gjithsej  2.734.252 mijë denarë, gjegjësisht 44,4 milion euro.

Krahas realizimit të shkallës së lartë, ose 79% nga ndihma financiare për subjektet afariste nëpërmjet kredive të miratuara pa interes për ruajtjen e likuiditetit të tyre, të miratuar për gjithsej 4.119 subjekte afariste, (1.957 mikro kompani, 1,791 kompani të vogla, 75 kompani të mesme, 232 individ tregtar, 61 zejtar dhe 3 Institucione shëndetësor private), evident është numri i subjekteve afariste të cilët aplikuan për shfrytëzimin e kredive, si dhe përqindja e lartë e kërkesave të refuzuara.  

Pikërisht, nga gjithsej 5.277 subjekte afariste në shtet, të cilët shfaqën interes për aplikimin  për kredit pa interes, 1.144 kërkesa janë refuzuar, që tregon se shuma e mjeteve të planifikuara, zgjedhja e veprimtarive të prekura nga pandemia, si dhe kriteret e pabarabarta për miratimin në të gjitha linje kreditore të krijuara nga organet shtetërore kompetente, nuk krijojnë mundësi të barabarta për ,,forcimin'' nga pasojat e Kovid-19 te subjektet afariste në vend dhe kanë ndikim në suksesin e masave në bazë të përfshirjes dh numrit të shfrytëzuesve te linjeve kreditore pa interes.   

Njëkohësisht, revizionit nuk ju dorëzua një analizë mbi bazën e të cilave parametra Qeveria e RMV-së përcaktoi se disa sektorë janë prekur më shumë nga kriza e shkaktuar nga virusi Covid-19.

Në kuadër të Programit P1 të qeverisë në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, Qeveria e RMV-së miratoi Vendim për miratimin e mjeteve nga Buxheti i RMV-së për vitin 2020, si dhe plotësimin e pakos së katërt të masave ekonomike për menaxhimin me krizën, për të cilën nëpërmjet të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së janë paguar mjete në vlerë totale prej  1.049.705 mijë denarë, gjegjësisht mbi  17 milion euro, nga të cilët 87% janë  ndihmë financiare për sektorin shtetëror (ndërmarrjet publike, shoqëri aksionare në pronësi të shtetit, njësit e vetëqeverisjes lokale), ndërsa 13% janë  ndihma financiare për sektorin privat.

Me kontrollin e kryer në Vendimet dhe dokumentet e dorëzuara financiare, revizorët konstatuan transparencë jo të mjaftueshëm gjatë ndarjes së mjeteve për ndihmën financiare, ndarje pa kritere të përcaktuara për zgjedhjen e institucioneve dhe komunave, pa kritere për shumën e mjeteve të miratuara, dedikime të papërcaktuara për të cilat duhet të shfrytëzohen mjetet, si dhe kontrolle të pa kryera.

Disa nga institucionet, mjetet e ndara në shumë prej 67,780 mijë denarë i përdorën për të paguar pagën për punonjësit, pa bazë ligjore. Gjithashtu baza për ndarjen e një pjesës nga mjetet nga programi P1 nuk përkon me qëllimin themelor të ndihmës financiare dhe janë ndarë për: rikonstruimin e Sallës Universale, prokurimin e automjeteve ngarkuese dhe mekanizim, shlyerjen e detyrimeve të bëra para periudhës së shpalljes së pandemisë.

Në muajin maj të 2021, Qeveria e RMV-së shpalli thirrje publike për ndarjen e ndihmës financiare subjekteve afariste nga veprimtarit e caktuara (agjencinë të licencuar turistike, operator dhe agjencinë nga industria për organizimin e ngjarjeve, restorantet për dasma, hotelieri të regjistruar me kode konkrete të theksuar të veprimtarisë primare, studio të fotografimit dhe qendra të fitnesit, klube të natës, vendpushimoret për fëmijët dhe kënde të lojërave) me qëllim forcimin e ekonomisë dhe dalje nga kriza ekonomike. Për këtë dedikim janë paguar fondet në shumë prej 499.507 mijë denarë, gjegjësisht mbi 8 milionë euro.

Me kontrollin e thirrjeve publike dhe Vendimeve të miratuara, revizorët konstatuan se nuk ofrohet asnjë mënyrë e njoftimit nga ana e shfrytëzuesit për plotësimin e kushteve për shfrytëzimin e mbështetjes financiare, nuk është paraparë mekanizëm për kontrollin dhe monitorimin nga ana e Qeverisë së RMV-së dhe nuk parashikohen mjete për sigurimin e mbështetjes së ndarë financiare me qëllim aktivizimin e tyre dhe arkëtimin e mjeteve në rast të mosplotësimit të kushteve të përcaktuara dhe mos përmbushjes së kthimit nga ana e shfrytëzuesve.

Kompleti i tretë i masave ekonomike të miratuara nga Qeveria e RMV-së në maj 2020 përmban Masën për përkrahje të sektorit privat për tregje të reja, konkurrencë dhe modernizim, me mjete të planifikuara në vlerë të përgjithshme prej 1.200.000 mijë denarë, gjegjësisht 19,5 milionë euro. Me kontrollin e kryer në të gjithë dokumentacionet, revizioni konstatoi këto gjendje:

  • Rregullorja dhe thirrja publike nuk përmbajnë dispozita që u mundësojnë subjekteve afariste të cilëve u janë refuzuar aplikimet (që përfaqësojnë 49% të numrit të përgjithshëm të subjekteve të cilët kanë paraqitur kërkesë), të mund të ushtrojnë të drejtën për të përfituar mbështetje financiare përmes ankesës/ ankim/padi, si dhe të njoftohen për arsyet e rrëzimit të kërkesave të tyre,
  • me Rregulloren nuk parashihen dispozita kundërvajtëse me gjoba të përcaktuara për subjektin afarist që nuk i ka shfrytëzuar mjetet për qëllimin e dedikuar në përputhje me planin investues për të cilin është miratuar mbështetja,
  • perfundimisht deri me 31 tetor 2021, 69% nga subjektet afariste të cilave iu është ndarë përkrahja financiare nuk kanë respektuar detyrimin e paraparë ligjor dhe nuk kanë dorëzuar raport për ecurinë e projektit në Sekretariatin e Përgjithshëm.

Pas draft-raportit të revizorit të autorizuar shtetëror, janë ndërmarrë aktivitetet dhe është zbatuar kontrolli i procesit të zbatimit të projekteve investuese dhe të raporteve të subjekteve afariste, gjatë së cilës është konstatuar se 130 (njëqind e tridhjetë) subjekte afariste, ose 33% nga numri total i përdoruesve të mbështetjes financiare, deri më 31.12.2021, të paktën 80% e investimit nuk e kanë përfunduar, për shkak të së cilit:

  • 16 (gjashtëmbëdhjetë) subjekte afariste i kanë kthyer mjetet e ndara në Buxhetin e RMV-së në vlerë të përgjithshme prej 24,825 mijë denarë (rreth 400 mijë euro); dhe
  • për 114 (njëqind e katërmbëdhjetë) subjekte afariste kanë filluar aktivitetet për aktivizimin e deklaratës së kambialit dhe kambialit në formë të aktit noterial me klauzolë ekzekutive, me të cilat do të kthejnë mjete në Buxhetin e RMV-së në shumën e përgjithshme. prej 238,684 mijë denarë (rreth 3,8 milionë).

Për tejkalimin e gjendjeve të lartpërmendura, revizorët kanë dhënë rekomandime për institucionet kompetente, të cilat bazohen në rezultatet e revizionit të kryer dhe janë në funksion të përmirësimit të realizimit të institucioneve kompetente në vend, me qëllim për të siguruar vlerën e shtuar në drejtim të forcimit dhe krijimin e sistemit efektiv të planifikimit, zbatimit, raportimit dhe monitorimit, në kushte të jashtëzakonshme ose gjendje krize për të menaxhuar pa probleme me pasojat e tyre në ekonomin e nivelit shtetëror.

 

Kontaktet për shtyp:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]
Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak  +389 75 268 517 [email protected]