dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Mbështetje për zhvillimin e njohurive dhe aftësive të punonjësve në ESHR

30.03.2022
Слика
Работилница организирана од ЦИПФА

Me qëllim realizimin e misionit për ndërtimin dhe forcimin e menaxhimit me financat publike, më 29 mars 2022, në hapsirat e Entit Shtetëror të Revizionit, kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski realizoi takim me përfaqësues të Institutit të Autorizuar të Financave Publike dhe Kontabilitetit (CIPFA) z. Stiv Votkins, udhëheqës i lartë ndërkombëtar - zhvillim i tregut, z. Tomazo Skali, udhëheqës i lartë ndërkombëtar – llogaritë kyçe, znj. Hege Larsen, menaxhere teknike, si dhe përfaqësues nga Qendra për Përsosmëri në Financë (CEF) znj. Jasmina Popoviç, drejtoreshë e programit.

Qëllimi i këtij takimit ishte të definohen veprimtaritë për të forcuar kapacitetet dhe aftësitë profesionale të punonjësve të Entit Shtetëror të Revizionit në disa fusha, veçanërisht në pjesën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, nëpërmjet hapave konkrete të marra për të zhvilluar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të suksesshëm në të ardhmen.

Në takim u shkëmbyen propozime dhe ide synim thellimit të aftësive dhe njohurive të revizorëve shtetëror, të nevojshme për të krijuar një kuadër efikas për menaxhimin me rrezik nga korrupsioni.

Në fund të takimit, të dy delegacionet arritën në përfundimin se ky bashkëpunim do të thellohet më tej, nëpërmjet shkëmbimit të përvojës dhe njohurive ndërmjet institucioneve, ndër të tjera dhe në pjesën e trajnimit dhe çertifikimit të revizorëve shtetërorë për parandalim të rrezikut nga korrupsionit.

Në drejtim të rritjes së njohurive, aftësive dhe kapacitetit të revizorëve shtetëror, në këtë takim i parapriu punëtoria e mbajtur nga znj. Hege Llarsen, menaxhere teknike nga CIPFA, me temë ''Sfidat e zakonshme gjatë implementimit të standardeve të INTOSAI''.

Në këtë punëtori u diskutuan dhe shkëmbyen përvojat dhe njohuri gjatë zbatimit të revizionit të suksesit, zbatimit të standardeve INTOSAI dhe zgjidhjeve të mundshme për sfidat me të cilat ballafaqohen revizorët gjatë kryerjes së revizionit të suksesit.