dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takimi i liderëve të institucioneve supreme të revizionit

18.03.2022
Слика
Состанок на шефовите на врховните ревизорски институции

Më 17 mars 2022, kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe zëvendës kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, morën pjesë në takim online të liderëve të Institucioneve Supreme të Revizionit të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ngjarje që u zhvillua në Paris të Francës të organizuar nga SIGMA.

Në takim, liderët e institucioneve supreme të revizionit nga rrjeti patën mundësinë të diskutojnë dhe prezantojnë situatën për të shkëmbyer mendime dhe përvoja në lidhje me menaxhimin me pandeminë të shkaktuar nga virusi COVID-19, aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballen institucionet, si dhe për planifikimin e prioriteteve të ardhshme strategjike në drejtim të arritjes së qëllimeve konkrete.

Në prezantimin dhe fjalimin e tij, kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski prezantoi aktivitetet dhe praktikat e përmirësuara të komunikimit të Entit Shtetëror të Revizionit, të cilat kontribuojnë në rezultate tashmë të dukshme dhe rritje të dukshme të transparencës, llogaridhënies dhe dukshmërisë së Entit Shtetëror të Revizionit.

Njëkohësisht, kryerevizori shtetëror theksoj se pret që në periudhën e ardhshme të thellohet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve supreme të revizionit të rrjetit, duke mundësuar shkëmbim më të madh të përvojës dhe njohurive, zbatimin e revizioneve paralele, vlerësimin e duhur të rezultateve të arritura të çdo institucionit suprem revizionit, si dhe ndryshimi i metodologjisë së vlerësimit të punës.