dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Të ardhurat nuk mbulojnë pagesën e benefiteve sociale

16.03.2022
Слика
Пензионери на прошетка

  ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

  - Njoftim për mediumet-

Shkup, 16.03.2022

   

Të ardhurat nuk mbulojnë pagesën e benefiteve sociale

Rritja e të ardhurave të Fondit për SPIM nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar deficitin për pagesën e benefiteve sociale në vitin 2020, të cilat janë të ndara nga Buxheti i RMV-së dhe marrin pjesë me 38,4% nga shuma e plotë e të ardhurave në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor.

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi) për vitin 2020.

Me revizionin e kryer për vitin 2020, revizorët shprehën mendim me rezervë në lidhje me paraqitjen e vërtetë dhe objektive të gjendjes financiare dhe rezultateve të aktiviteteve financiare, si dhe për pajtueshmërin e transaksioneve financiare me rregullativën ligjore përkatëse, udhëzimet dhe politikat e vendosura për vitin 2020.

Revizorët me revizionin e kryer konstatuan dobësi në sistemin e kontrollit të brendshëm në procesin e realizimit të së drejtës nga SPIM dhe pagesa e të ardhurave pensionale, mungesa e ndarjes së kompetencave dhe përgjegjësive të punonjësve, për këtë arsye në procedura jo çdo herë është siguruar konfirmimi i të dhënave të vendosura, në kohë dhe të sakta. Për arsyet e lartpërmendura është rritur rreziku nga parregullsitë në procedurat për njohjen e së drejtës nga SPIM, si dhe rreziku nga pagesa e pensioneve edhe pas kalimit të së drejtës ligjore të përcaktuar.         

Në raportin e revizionit të publikuar janë konstatuar dobësi edhe atë:

    • mungesë e kuadrit profesionistë dhe të trajnuar për aktuaritet për të cilat mungojnë analizat aktuare për gjendjet në sistemin pensional, ndërsa dalja permanente e punonjësve nga sektori i TI-së dhe revizionit të brendshëm ndikon në funksionimin e sistemit informativ dhe efektivitetin e sistemit kontrollit të brendshëm;  
        
    • dobësi në ruajtjen dhe arkivimin e të dhënave në evidencën amë e pamundësojnë konfirmimin e besueshmërisë dhe regjistrimin e plotë e të dhënave të nevojshme për realizimin e së drejtës nga SPIM;
       
    • mjetet e pandara të llogarisë së pagesave nga kontributet e paguara për SPIM për shkak të mos marrjes së të dhënave përkatëse për punësime dhe regjistrimin e fletobligacioneve si dhe gabime gjatë regjistrimit nga ana e institucioneve tjera, Fondi nuk mundë ti shfrytëzon, ndërsa të siguruarit nuk mund të realizojnë të drejt nga SPIM;
       
    • mekanizma të pamjaftueshëm për arkëtim të detyrueshëm të dëmeve të konstatuara për shkak të pagesës pa bazë të pensioneve për të cilat evidentohen kërkesa nga qytetarët dhe përqindjes së ulët të kthimit të mjeteve të paguara;
    • objektet e evidentuara për të cilat nuk ekziston dokument i besueshëm, marrëdhëniet e pazgjedhura të pronave juridike, si dhe paraqitjen e pa kryer të objekteve  dhe regjistrimi në kadastër të patundshmërisë.

Çështjet kryesore të pasigurisë dhe vazhdimësisë si dhe çështje të tjera:

    • fondet e tërhequra në mënyrë të pajustifikuar nga llogaria e Fondit nga ana e përmbaruesit në bazë të urdhrave për përmbarim, në të cilat shfrytëzuesit e pensionit paraqiten si debitorë, si dhe kryerja e vazhdueshme e aktiviteteve nga ana e Fondit lidhur me realizimin e urdhrave për përmbarim;
    • rritja e deficitit në pagesën e të ardhurave nga pensionet, si dhe pasiguritë pas punimit të Fondit lidhur me lëvizjet e inflacionit dhe lëvizjet e pavolitshme demografike dhe
    • sistemi i vendosur për përcaktimin, kontrollin dhe arkëtimin e kontributeve që nuk bazohet në azhurnimin e plotë, integrimin e saktë dhe shkëmbimi në kohë i të dhënave nga institucionet, që ndikon në të ardhurat e kompletuara, si dhe likuiditetin e Fondit dhe qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve.

Raporti i revizionit ka të bëjë me strukturën dhe nivelin e të hyrave të realizuara , të cilat  në vitin 2020 arrijnë në 77,68[1] milionë denarë,  të paraqitura në grafikun vijues:

Grafikon 1 ALB


Të hyrat burimore, dmth Të hyrat nga arkëtimi i kontributeve për SPIM në vitin 2020 janë rritur për 10,5% në krahasim me vitin 2019 dhe kanë arritur në 46,34[2] milionë denarë, që përbën pjesëmarrje prej 59,66% në gjithsej të hyrat e realizuara. Megjithatë, rritja e të ardhurave në vitin 2020 ende nuk është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për përfitime sociale, të cilat po ashtu shënuan rritje nga viti në vit (pagesa e të ardhurave nga pensionet së bashku me kontributin për sigurimet shëndetësore të pensionistëve, transferimet në shtyllën e dytë pensionale dhe invalidorë) në vitin 2020 arrijnë në 76,80 milionë denarë për gjithsej 326.295 shfrytëzues të të hyrave pensionale përfundim në dhjetor 2020, pagesat janë për 5,6% më të larta krahasuar me vitin 2019. 

Për shkak të deficitit të mjeteve për pagesën e shpenzimeve për përfitime sociale në vitin 2020, nga Buxheti i RMV-së janë transferuar mjete në vlerë prej 29,85 milionë denarë ndërsa pjesëmarrja e këtyre mjeteve në të hyrat e përgjithshme të Fondit ka arritur rritje në krahasim me vitin 2019 nga 37. % në 38.4%, nga të cilat 28.7% është për mbulimin e deficitit për pagesën e pensioneve.

Grafiku: Pjesëmarrja e mjeteve të transferuara nga Buxheti i RMV-së në të hyrat e përgjithshme

Grafikon 2 ALB

                                          
Revizioni e theksoj ndikimin e krizës energjetike në punën e shumë subjekteve juridike në vendin tonë, gjë që sjell uljen e numrit të punonjësve, ndikon në uljen e masës së të ardhurave burimore të Fondit, e cila realizohet nga arkëtimi i kontributeve nga punonjësit, si dhe ndikimin e inflacionit në punën e Fondit duke pasur parasysh detyrimin ligjor për të kryer harmonizimin e shumës së pensioneve të marrura me rritjen e çmimeve me pakicë.

Si rezultat i pjesës së theksuar, pritet që në afat të gjatë, puna financiare e Fondit të vazhdojnë të rëndohen me problemin aktual të deficitit të lartë i cili mbulohet me transferimeve nga Buxheti i RMV-së.

Është e nevojshme që Fondi dhe ministritë kompetente të ndërmarrin aktivitete për zhvillimin e kapaciteteve aktuariale dhe parashikuese të pensioneve me aktivitete të koordinuara për miratimin e zgjidhjeve ligjore që do të kontribuojnë në uljen e sasisë së parave për pagesën e shpenzimeve për përfitimet sociale si dhe në pjesën e përcaktimit të kontributit nga SPIM dhe arkëtim i plotë i njëjtës si një nga segmentet për stabilizimin e sistemit pensional i cili do të ndikojë në uljen e pjesëmarrjes së transferimeve nga Buxheti i RMV-së në të hyrat e përgjithshme të Fondit.

Kontaktet për shtyp:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203
albiona.mustafa
@dzr.gov.mk
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486
[email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517
[email protected]

[1] Të hyrat e përgjithshme të shprehura në raportet financiare të Fondit për vitin 2020 janë 82,137,415 mijë denarë dhe në të njëjtit  përmbajnë tepricë të transferuar të të hyrave nga viti paraprak në shumë prej 4,454,780 mijë denarë.

[2] Në raportin për Buxhetin Qendror të RMV-së është shënuar shuma prej 46,62 milionë denarë. Diferenca  nga 284, 45 milionë denarë  paraqitet për shkak të remitencave të mjeteve pas datës 31.12.2020 për shkak se të njëjtit nuk janë evidentuar në librat afarist të Fondit për vitin 2020 .