dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Forcimi i komunikimit me Prokurorinë Publike

10.03.2022
Слика
Зајакнување на соработката

Me qëllim të forcimit dhe thellimit të mënyrës së bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë me qëllim që të sigurohet veprim në kohë, i përshtatshëm dhe efikas pas gjendjeve së konstatuara në raportet përfundimtare të revizionit personat udhëheqës të Entit shtetëror të Revizionit dhe të Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan memorandum.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në hapësirat e ESHR-së ku kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Prokurori Publik Lubomir Joveski, nënshkruan dokumentin për forcimin e komunikimit institucional ndërmjet ESHR-së dhe Prokurorisë Publike.

Me nënshkrimin e memorandumit, të dy institucionet janë të detyruara të veprojnë së bashku për të siguruar komunikim në kohë, të drejtpërdrejtë dhe të hapur që do të ofrojë informacione thelbësore në lidhje me gjendjet e konstatuara në raportet përfundimtare të revizionit, mendimin e dhënë të revizorit dhe rekomandimet e dhëna të përfshira në raportet e revizionit.

Nënshkruesit e memorandumit janë të detyruar të realizojnë të gjithë komunikimin ndërinstitucional në përputhje me kompetencat ligjore dhe në bazë të parimeve të konfidencialitetit dhe respektit reciprok.

Linku deri te memorandumi:

https://dzr.mk/sites/default/files/2022-02/Memorandum_DZR_OJO_March_2022.pdf