dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

U nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim me ISR-në e R. Serbisë

25.02.2022
Слика
Главните државни ревизори го потпишуваат Договорот за соработка.

Si rezultat i bashkëpunimit afatgjatë të suksesshëm dypalësh, sot në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Kryerevizori Shtetëror i Institucionit Stetëror të Revizionit të Republikës së Serbisë, Dushko Pejovic, nënshkruan  Marrëveshje për Bashkëpunim ndërmjet dy Institucioneve Supreme të Revizionit.

Krahas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim, përfaqësuesit e dy delegacioneve diskutuan dhe i definuan aktivitetet e ardhshme dhe fushat me interes të përbashkët, si dhe mundësitë për përmirësimin e proceseve të revizionit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski në fjalën e tij tha se është veçanërisht i kënaqur me mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në kryerjen e revizionit paralel me temën "Zhvillimi i barabartë rajonal me theks të veçantë në demografinë" që është aktual dhe veçanërisht i rëndësishëm në rajon dhe më gjerë.

Kryerevizorii Shtetëror i Institucionit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Serbisë, Dushko Pejovi falënderoi për mikpritjen e nikoqirëve dhe theksoi se pret që me aktivitetet e përbashkëta në revizionin paralel të kontribuojnë në përdorimin më transparent dhe të përgjegjshëm të fondeve publike nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe dhënien e rekomandimeve për zhvillim të barabartë rajonal.