dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Përpjekje të përbashkëta në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit

11.02.2022
Слика
Главниот државен ревизор м-р Максим Ацевски и Заменик главниот државен ревизор м-р Орхан Адеми, остварија работна средба со Заменик Претседателот на Владата задолжен за политики за добро владеење, Славица Грковска

Me datën 10.02.2022, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendës kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, realizuan takim pune me zonjën Slavica Grkovska, zëvendëskryeministre e Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë.

Në takim u shtjelluan disa tema aktuale në sistemin për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe u diskutuan dobësi kryesore sistemike të identifikuara në raportet përfundimtare të revizionit, si dhe sfidat në të ardhshme në bashkëpunimin dhe veprimin e përbashkët.

Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska, theksoi se bashkëpunimi me Entin Shtetëror të Revizionit është jashtëzakonisht i rëndësishëm në krijimin e politikave të qeverisjes së mirë dhe se profesionalizmi dhe informimi i ESHR-së janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për veprim në kohë në lidhje me gjetjet e revizionit nga institucionet kompetente.

Kryerevizori shtetëror ndër të tjera informoi për draft-versionin e Ligjit të ri për revizion shtetëror, i cili tashmë është përgatitur, me zgjidhje të zbatuara për të gjitha defektet sistemike të detektuara më parë, me të cilin synohet pavarësia operacionale dhe financiare e Entit Shtetëror të Revizionit.