dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune me zëvendës ambasadorin e Mbretërisë së Holandës

04.02.2022
Слика
Работна средба со заменик амбасадорот на Кралството Холандија

Sot në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, kryerevizori shtetëror realizoi takim pune me zëvendës ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Robert Deker.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski prezantoi të gjitha aktivitetet të cilat i realizoi Enti Shtetëror i Revizionit si institucion suprem i revizionit, veçanërisht për përpjekjet dhe rezultatet e Entit Shtetëror të Revizionit në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në punën e tij.

Në takim u diskutua gjithashtu për më shumë tema dhe problematika aktuale, ndër të tjerash për sistemin institucional për trajtimin dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe për disa dobësi kyçe të sistemit që janë konstatuar vazhdimisht nga Enti Shtetëror i Revizionit në raportet përfundimtare të revizionit.

Zëvendës ambasadori i Mbretërisë së Holandës shprehu lëvdrata për punën që e kryen Enti Shtetëror i Revizionit, duke theksuar se profesionalizmi dhe cilësia e punës së ESHR-së, si kujdestar i fondeve publike njihet nga publiku profesional dhe ekspert.

Në fund të takimit, kryerevizori shtetëror dhe zëvendës ambasadori iniciuan forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet Entit Shtetërore të Revizionit, Mbretërisë së Holandës dhe Gjykatës Holandeze të Revizionit, duke organizuar trajnime të përbashkëta dhe shkëmbim përvojash për revizorët nga të dy institucionet supreme të revizionit.