dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Në Kuvend u dorëzua Programi Vjetor i Punës së ESHR-së

28.12.2021
Слика
Доставена Годишната програма за работа на ДЗР до Собранието

Enti Shtetëror i Revizionit në pajtim me nenin 23 paragrafi 2 të Ligjit për revizionin shtetëror (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 66/10, 145/10, 12/14, 43/14, 154/15, 192/ 15, 27/16, 83/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 122/21) në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dorëzoi Programin Vjetor të Punës së Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2022.

Enti Shtetëror i Revizionit për vitin 2022 planifikon të kryejë gjithsej 183 revizione nga të cilat 166 revizione të rregullshmërisë, 12 revizione të suksesit dhe 5 revizione të pajtueshmërisë. Nga gjithsej revizione të planifikuara, 45 revizione i referohen subjekteve dhe temave për revizione në përputhje me Ligjin për revizion shtetëror dhe 138 revizione i referohen subjekteve që kanë marrë pjesë në Zgjedhjet Lokale 2021.

Është e pashmangshme të theksohet se Enti Shtetëror i Revizionit duke ndjerë nevojën për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjësinë e saj në kuadër të përgatitjes së Programit Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2022, ka dërguar njoftim për paraqitjen e kërkesave/propozimeve për kryerjen e revizionit te 380 palë të interesuara dhe publikoj formular "Kërkesë për revizion" në faqen e saj të internetit.

Deri në ditën e përgatitjes së Programit Vjetor të Punës së ZSHR-së për vitin 2022 janë pranuar gjithsej 38 kërkesa për revizion, shumica prej të cilave janë kërkesa nga qytetarët ose 47% dhe kërkesa nga njësitë e vetëqeverisjes lokale (NJVL) ose 21%. Nga numri i përgjithshëm i kërkesave të pranuara për kryerjen e revizionit, Enti Shtetëror i Revizionit ka pranuar 15 kërkesa për kryerjen e revizionit, gjegjësisht 39% e gjithsej kërkesave të pranuara për kryerjen e revizionit.

Enti Shtetëror i Revizionit edhe gjatë vitit 2022 në përputhje me përcaktimet e veta strategjike do të vazhdojë me zbatimin e trajnimeve për ngritjen e aftësive profesionale dhe eksperte të revizorëve dhe kuadrit drejtues të institucionit dhe vendosjen e një sistemi objektiv për vlerësimin e cilësisë gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe me këtë qëllim miratoi Planin Vjetor për zhvillim të vazhdueshëm profesional për vitin 2022.

Si institucioni suprem i revizionit, Enti Shtetëror i Revizionit ka miratuar Planin Vjetor për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2022. Pikërisht me këtë Plan Vjetor përcaktohen masa dhe aktivitete konkrete që do të ndërmerren në drejtim për parandalimin e korrupsionit në nivel të vetë institucionit, si dhe gjatë kryerjes së revizionit shtetëror të raporteve financiare të subjekteve të revizionit që kanë ose mund të kenë ndikim në kryerjen e kompetencave të ESHR-së.