dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim pune i Entit Shtetëror të Revizionit dhe palëve të interesuara

20.12.2021
Слика
Работна средба ДЗР и засегнати страни

Enti Shtetëror i Revizionit ka mbajtur sot një takim pune me përfaqësues të institucioneve kompetente, mediave dhe organizatave qytetare. Në këtë ngjarje u prezantuan aktivitetet dhe rezultatet e deritanishme të ESHR-së në drejtim të rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe vizibilitetit.

Në fjalën e tij hyrëse kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski theksoi se  bashkëpunimi i Entit Shtetëror të Revizionit me institucionet, gazetarët  dhe organizatat qytetare  është  një  nga  lidhjet më të rëndësishme në punën e ESHR-së, e cila veçanërisht është theksuar  në Strategjinë për komunikim të institucionit. U prezantuan aktivitetet dhe rezultatet e deritanishme të Entit Shtetëror të Revizionit, të cilat shërbejnë si nxitje për të vazhduar punën edhe më tej.

Ndihmësja e kryerevizorit shtetëror mr. Sonja Kambovska, prezantoi gjendjet e përcaktuara me revizionin e kryer të pajtueshmërisë me temën “Eksploatimi i burimeve të ujit gjatë prodhimit të energjisë elektrike”, për periudhën 2012 - 2020. Gjithashtu, u promovua video materiali i përgatitur për raportin e revizionit, si risi në komunikimin e ESHR-së me palët e interesuara.

Takimi i punës u realizua në kuadër të projektit "Mbështetje për Zbatimin e Strategjisë së Komunikimit të Entit Shtetëror të Revizionit" të cilin ESHR po e zbaton me Fondacionin për Demokraci Westminster (WFD) në bashkëpunim me Institutin për Kërkime të Zhvillimit Shoqëror RESIS, të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit të Commonwealth Britanik.