dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kompensim i papaguar për të drejtën e ujit në vlerë prej 22,8 milionë denarë nga hidroelektranet e vogla prodhues preferencial

20.12.2021
Слика
Мали хидроелектрани

  ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

  - Njoftim për mediume-

Shkup, 20.12.2021

Kompensim i papaguar për të drejtën e ujit në vlerë prej 22,8 milionë denarë nga hidroelektranet e vogla prodhues preferencial

Energjia elektrike e prodhuar nga hidroelektranat e vogla në vitin 2020 merr pjesë me 4% në gjithë prodhimin vendor, ndërsa të njëjtëve gjatë periudhës prej 2012 deri 2021 janë paguar 90 milionë euro që është  për 41 milionë euro më shumë krahasuar me vlerën e tregut për shkak  përdorimin e tarifave preferenciale të parashikuara me ligj në bazë të kontratave me afat prej 20 vjetëve, ndërsa në kurriz të përdoruesve të fundit.

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e pajtueshmërisë me temën  “Eksploatimi i burimeve të ujit gjatë prodhimit të energjisë elektrike” , për periudhën 2012-2021.

Qëllimi i revizionit të kryer është të vlerësojë nëse institucionet kompetente sigurojnë ligjshmëri në procesin e planifikimit dhe dhënies së koncesioneve, dhënien e lejeve për të drejtën e ujit, komunikimin dhe shkëmbimin e informacioneve, si dhe arkëtimin e kompensimeve të koncesionit dhe kompensimet për përdorimin e ujit.

Me revizionin e kryer është përcaktuar se dokumentet strategjike janë miratuar pa vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor  dhe nuk janë përmbushur objektivat e vendosura për ndërtimin e hidroelektraneve të mëdha. Gjegjësisht, edhe pse për shfrytëzim më të madh të potencialit hidroteknik me strategjitë është paraparë ndërtimi i 7 hidroelektranave të mëdha, me të cilat do të arrihej pjesëmarrje shtesë prej mbi 26% në totalin e nevojave për energji elektrike, aktivitetet në periudhën e deritanishme janë fokusuar kryesisht në ndërtimin e hidroelektraneve të vogla. Përfundimisht me vitin 2020, në vend janë ndërtuar gjithsej 117 hidroelektrane, nga të cilët 8 hidroelektrane të mëdha, 13 hidroelektrane të vogla që nuk janë prodhues preferencial dhe 96 hidroelektrane të vogla me status të prodhuesit preferencial.

Procedurat për ndarjen e koncesioneve për ndërtimin e hidroelektraneve të vogla për përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike janë zbatuar pa vlerësim të ndikimit në mjedisin jetësor, në bazë të dhënave të vjetruara hidrologjike. Me këtë rast, revizorët konstatuan se për shkak të dobësive gjatë planifikimit dhe përzgjedhjes së lokacioneve, nuk janë lidhur marrëveshje për koncesion për rreth 65% të lokacioneve të shpallura nga ministritë kompetente.

Dobësitë gjatë ndarjes së lejeve dhe kontrollit joefikas nga ana e institucioneve kompetente kanë mundësuar shfrytëzimin e ujit në periudha të caktuara edhe pa leje të siguruar për të drejtën e ujit. Ministria kompetente nuk disponon me të dhëna të plota për kërkesat e pranuara dhe lejet e lëshuara për të drejtën e ujit dhe nuk është siguruar disponueshmëria e tyre për shërbimet inspektuese.

Në raportin e revizionit është theksuar se, miratimi i elaborateve për mbrojtjen e mjedisit jetësor  është bërë pa përcaktimin adekuat të ndikimit të mundshëm në mjedisin jetësor, që sjell në rrezik ndërtimi i hidroelektranave të vogla të ketë ndikime të caktuara negative ndaj mbi ekosistemet e lumenjve dhe biodiversitetin natyror.

Planifikimi jo adekuat, procedura e ndërlikuar në disa institucione dhe mosrespektimi i afateve për veprimin e tyre kanë ndikuar që dokumentacioni i nevojshëm për disa nga hidroeletranet e vogla të mos sigurohet brenda afatit të përcaktuar dhe të shtyhet fillimi i punës ose të ndërpriten kontratat, dhe me këtë një pjesë e koncesionerëve të vendosen në pozitë të pabarabartë.

Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nuk kanë kapacitete të mjaftueshme dhe koordinim të ndërsjellë për monitorimin e veprimtarisë koncesionare, në kushtet kur regjistri i koncesioneve për shfrytëzimin e ujit nuk është i rregulluar, ndërsa nga ana tjetër Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor nuk kanë inspektorë të mjaftueshëm të ekonomisë së ujit për të zbatuar mbikëqyrje inspektuese efikase të hidroelektraneve.

Si rezultat i tyre revizioni ka konstatuar se nga hidroelektranat e vogla që janë prodhues preferencial, në Buxhetin e RMV-së nuk janë paguar 22,8 milionë denarë , që paraqet 41% nga kompensimi i përgjithshëm i llogaritur. 

Për tejkalimin e gjendjes revizioni rekomandon:

  • realizimi i projekteve të planifikuara për ndërtimin e hidroelektraneve të mëdha;
  • shqyrtimi i mundësisë për rregullimin e përshtatshëm të tregut të tarifave preferenciale;
  • miratimi i një metodologjie për përcaktimin e rrjedhës minimale të pranueshme të ujit;
  • krijimin e regjistrave të lejeve të lëshuara dhe koncesioneve të dhëna dhe
  • arkëtimi i plotë i kompensimeve.

Revizioni gjithashtu thekson se për disa nga lokacionet e ndara ka vonesë në procedurë e cila nuk mund t'i atribuohet faji koncesionerit, ndërsa disa janë përfshirë në zonën e mbrojtjes së Parkut Kombëtar, për çka egziston siguria se kontratat do të ndërpriten me implikime të mundshme fiskale për Buxhetin e RMV-së.

Kontaktet për shtyp:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203
albiona.mustafa
@dzr.gov.mk
Mijallçe Durgutov +389 70 358 486
[email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517
[email protected]